23:05 Top Show
01:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Fitorja e Bolt, humbje kolosale për bastet
06/08/2012 18:45

Fitorja e Bolt, humbje kolosale për bastet
Fitorja e mrekullueshme e Usain Bolt në finalen e 100 metrave në Lojrat Olimpike i shkaktoi humbje të mëdha kompanive të basteve në të gjithë botën, që pas disa rezultateve të fundit jo të mira të rekordmenit të botës, ofruan koefiçentë befasisht të lartë për të në fillimin e garave.

Në disa kompani bastesh, fitorja e Bolt në një disiplinë që përfshinte edhe pesë njerëzit e tjerë më të shpejtë të të gjitha kohërave u kuotua me koefiçentin 1,8, duke inkurajuar shumë persona që të vendosnin baste për xhamajkanin.

Forma e tij e mirë bëri që në finale kuota të reduktohej në 1,2, përballë 4,5 të favoritit tjetër më të madh, Yohan Blake, por dëmi ishte bërë.

Si rrjedhojë e triumfit të Bolt, me një rekord të ri olimpik, kompanive të basteve iu shkaktua miliona euro humbje. / Top Channel



Facebook




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.