09:21 "Finale - The Voice Kids"
12:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Krimet e luftës, dënim minimal 4 serbëve
06/08/2012 17:50

Krimet e luftës, dënim minimal 4 serbëve
Akuzoheshin për krime lufte të kryera në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999, por katër ushtarë serbë kanë marrë dënime minimale nga një gjykatë ushtarake në Nish.

Sipas raportimeve të “RTK”, dy oficerët Zlatan Mançiç dhe Rade Radojeviç dhe ushtarët e thjeshtë Danilo Teshiç dhe Mishel Seregija kanë pranuar krimin dhe për këtë dënimet ndaj tyre janë lehtësuar ndjeshëm.

Kështu, dy oficerët janë dënuar përkatësisht me 7 dhe 5 vjet, ndërsa dy ushtarët respektivisht katër dhe tre vjet burg.

Në fillim të proçesit, në vitin 2002 në Gjykatën Supreme, Mançiç dhe Radojeviç e kishin pranuar fajin, ndërsa gjatë vazhdimit të gjyqit në Gjykatën Ushtarake, në muajt e fundit, e kishin tërhequr pohimin pa pasur asnjë pasojë.

Edhe Teshiç dhe Seregija, në proçesin e vitit 2002, kishin pranuar se me urdhër të eprorëve të sipërpërmendur kishin vrarë dy civilë shqiptarë në prill të vitit 1999, në afërsi të lokalitetit të Kushinit. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Korrupsioni pengon investimet
Pas furnizimit me energji elektrike, korrupsioni konsiderohet si fenomeni, që pengon më së shumti investimet e huaja në Kosovë.
Prishtina miraton planin e zbatimit
Qeveria e Kosovës i jep dritën jeshile zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Prishtinës së Beogradit. Zbatimi i tërsishëm i planit pritet të bëhet brenda gjashtë muajsh.
Arrestohet djali tjetër i Kelmendit
Policia malazeze ka vënë në pranga Liridon Kelmendin, djali i dytë i bosit ballkanas të drogës, Naser Kelmendi.
VV reagon për arrestimet
Lëvizja Vetëvendosje reagon për arrestimet e ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke kritikuar EULEX-in se nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e shtetit, UÇK-në e luftën çlirimtare.
Ligji kundër duhanit
Nis zbatimi i ligjit kundër pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura publike. Gjobat e larta ndaj atyre që nuk e respektojnë ligjin antiduhan kanë shtyrë pronarët e bisneseve të ndalojnë rreptësisht duhanpirjen nëpër ambientet e mbyllura.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.