01:25 "Fiks Fare"
02:00 SELECT
Programi i plote
PUBLICITET
Kosovë, LDK: Jahjaga të tërhiqet
06/08/2012 16:50

Kosovë, LDK: Jahjaga të tërhiqet
Partia më e madhe e opozitës në Kosovë, LDK, pas refuzimeve të kryeministrit Hashim Thaçi për zbatimin e marrëveshjes trepalëshe, i është drejtuar vetë presidentes Jahjaga duke i kërkuar asaj të japë dorëheqjen.

Deputetja Vjosa Osmani ka deklaruar se, vetëm dorëheqja e presidentes Jahjaga mund t’i hapë rrugën kryerjes së reformave kushtetuese në vend.

“Presidentja vetë e dha fjalën në fjalimin inaugurues se, në momentin që do të përgatiteshin ndryshimet kushtetuese do të tërhiqej. Është e qartë se një gjë e tillë nuk i ndalohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, prandaj në presim që ajo të hapë rrugë dhe të japë shembullin për liderët e tjerë që të respektojnë marrëveshjen”, ka thënë Osmani për “REL”.

Deputetja, anëtare e komisionit për ndryshimet kushtetuese, ka riparalajmëruar se, nëse Jahjaga nuk tërhiqet dhe partitë e koalicionit qeverisës nuk zbatojnë marrëveshjen politike, LDK nuk do t’i votojë ndryshimet në fjalë dhe reformën zgjedhore.

“Ne nuk kemi arsye t’i votojmë amendamentet kushtetuese, pasi ato kanë të bëjnë me zgjerimin dhe fuqizimin e kompetencave të presidentit, vetëm atëherë kur ai zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë”, ka nënvizuar Osmani.

“LDK nuk ka interes të fuqizojë kompetencat e presidentes aktuale dhe vlerëson se është në interes të vendit që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli”, ka vijuar ajo.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili i ka cilësuar ato si “joparimore”.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të kundërshtohen. Ftojmë LDK-në që të mos bllokojë proçesin e reformave, por t’i votojë ndryshimet”, ka thënë Grabovci.

Apelet e vazhdueshme të LDK-së për dorëheqjen e presidentes Jahjaga, deputeti i PDK-së i ka vlerësuar si kërkesa normale të një partie opozitare.

Grabovci ka shtuar se, Kosovës në këtë fazë i duhen më shumë reformat sesa zgjedhjet e shpejta presidenciale apo qendrore.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
S’ka akord zbatimi mes Kosovës e Serbisë
Janë mbyllur pa rezultat, bisedimet e ditës së parë në Bruksel, mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi
Në Bruksel po zhvillohet raundi i radhës i negociatave mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, kësaj herë për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Serbët e veriut: S’ndryshojmë qëndrim
Serbët e veriut të Kosovës kanë kundërshtuar sërish marrëveshjen e Brukselit të arritur ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.
Hoxhaj: Daçiç, ide antievropiane
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane idetë e kryeministrit serb Ivicia Daçiç, për shkëmbime territoresh në Ballkan.
Thaçi-Westerwelle, optimistë për planin
Pas marrëveshjes vjen zbatimi. Këtë mesazh e ka dhënë të hënën në Prishtinë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle. Strukturat paralele serbe të sigurisë që veprojnë në veriun e Kosovës duhet të shpërbëhen, ka thënë kryediplomati gjerman në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.