12:19 "Top Story"
14:00 SELECT
Programi i plote
PUBLICITET
Spahiu: Ne, mes PD e PS
06/08/2012

Kur kanë mbetur edhe 10 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, partitë politike kanë nisur kalkulimet elektorale. Edhe Aleanca Kuqezi tashmë ka kristalizuar objektivat elektorale në këtë përballje të parë me qytetarët shqiptarë. Por cilët do të jenë aleatët e mundshëm të kësaj force politike?

"Ne kemi zgjedhur mënyrën e koalicionit me të zhgënjyerit, të papunët, me lëvizjet patriotike, kemi afro 15 parti të vogla, të cilat nuk i publikojmë për shkak të mos jenë subjekte të presionit nga regjimi mafioz i Sali Berishës dhe ne natyrisht kërkojmë një pjesë të elektoratit pa hyrë në terrenin e dy partive të mëdha. Mendojmë se ka një shtresë, e cila është kundra PD dhe PS.Shqiptarët kanë përfunduar në 38 % që votojnë PD-në dhe PS-në se i shikojnë si dy trena relike të vjetër. Njëri tren rus dhe tjetri tren kinez dhe fatkeqësisht kanë mbetur në udhëkryq. Është koha natyrisht, që shqiptarët të gjejnë një tren alternativ më të shpejtë", tha Spahiu.

Kreshnik Spahiu pohon se fokusi AK-së do të jetë tek ata qyteratë të cilët nuk votojnë PD-në dhe PS-në dhe ata që cilësohen si votues indiferent, për të cilët Spahiu thotë se janë gati gjysmë milion votues.

"Në Shqipëri kemi një qeveri dhe një opozitë false, e cila në rastin më të mirë nuk kalon 1/3-tën e qytetarëve me të drejtë vote. Referuar të dhënave dhe statistikave të OSBE-ODIHR dhe KQZ-s në Shqipëri janë 3.1 milion votues. Partia Demokratike ka 610 mijë vota me gjithë votat e vjedhura dhe PS ka 620 mijë vota. Të dyja sëbashku bëjnë 38%. Votat e PS përbëjnë 19 deri në 20 %, që do të thotë se jo çdo element opozitar nënkupton se duhet të jetë socialist. Ne mendojmë se ka një 62% në të cilin janë afro 350 mijë vota të partive të tjera që nuk votojnë PD-në dhe PS-në, afro 450 mijë votues indifferent të cilët presin me padurim alternativa të reja dhe kemi një numër të lartë të votave të emigrantëve. Në këtë kontekst ne mendojmë që shqiptarët kërkojnë një Shqipëri tjetër dhe ka një pjesë të madhe të popullsisë, e cila pret të hipi në trenin alternativ", tha Spahiu.

Lënien hapur të mundësisë nga Edi Rama për një koalicion pse jo edhe më AK-në, sipas Kreshnik Spahiut është një ftesë, e cila vjen në një moment, kur Rama dhe Berisha finalizuan pazarin politik të radhës, që ishte Kodi Zgjedhor.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Topi: Situata në KQZ, prelud fatkeq
Kryetari i Frymës së Re Demokratike u takua mëngjesin e të premtes me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Conny McCormack.
Berisha: Brenda dy viteve, Rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut
Duke prezantuar kandidatët e Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Kryeministri Sali Berisha premtoi se brenda dy viteve të ardhshme do të ndërtohet rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut.
Rama: Rilindja e fshatit pas 23 qershorit
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh se gjendja e fshatit është tepër e rëndë, duke premtuar se rilindja do të bëhet e mundur pas 23 qershorit.
Rama: 77-80 deputetë objektiv real
23 maji, një muaj fiks nga zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, solli edhe hapjen zyrtare të një fushate, të një “count-down” që në fakt ka kohë që ka nisur në Shqipëri.
PS çel fushatën në Tiranë
Entuziazëm dhe ovacione për fitore nga qytetarët e Qarkut të Tiranës që kishin tejmbushur Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, emocion prej kandidatëve që premtuan angazhim në shërbim të tyre dhe një vlerësim nga kryesocialisti, Edi Rama si super-skuadra e Rilindjes.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.