Mario Gomez, sulmuesi kryesor i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, është dëmtuar rëndë gjatë ndeshjes që luajti ditën e dielë ndaj Werder Bremen.
Qendërsulmuesi doli nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë me barrelë dhe tashmë duhet të operohet në kavilje.
Ende nuk dihet se sa kohë duhet për rikthimin në fushat e lojës, por mendohet se do të duhen disa muaj para se 27-vjeçari të luajë sërish për bavarezët.
Ky pragsezon nuk ka qenë aspak i mirë për Bayern Munchen pasi që tani në infermieri ndodhen edhe Rafinha, Diego Contento dhe David Alaba. / Top Channel
Bundesliga ul siparin! Kampionati gjerman i futbollit jep verdiktet e fundit për këtë sezon. Lufta në 90 minutëshin e fundit u bë në zonën e rënies nga kategoria dhe në atë për zonën europiane.
A. Madrid fiton Kupën e Mbretit Atletico Madrid mundi 2-1 Real Madrid-in, pas kohëve shtesë, në “Santiago Bernabeu”, dhe fiton pas 14 vjetësh trofeun e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Laçi fiton Kupën e Shqipërisë Laçi është fituesi i Kupës së Shqipërisë, pasi mundi në finale, pas 120 minutash lojë, 1-0 skuadrën e Bylisit.
Sot, finalja e Kupës Laçi-Bylis Sot në mbërmje në orën 20:00, stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" do të presë finalistët e Kupës së Shqipërisë, Bylisin dhe Laçin.
Milan, Berlusconi: Allegri do kalojë te Roma Massimiliano Allegri drejt Romës? Ai që ndez zërat e merkatos, këtë herë, është jo më pak se vet presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i cili i pyetur në dalje të Pallatit të Kongreseve në Romë, - në përfundim të darkës elektorale me kryebashkiakun Alemanno, - nga një gazetar i një uebsajti roman, ka lëshuar një batutë mbi të ardhmen e trajnerit të tij.