01:25 E Diela Select
03:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Poliçan, vret një person e më pas veten
06/08/2012 09:20

Poliçan, vret një person e më pas veten
Krimi në Poliçan ka marrë sot përmasa monstruoze. Rreth orës 9.00 të mëngjesit në ambientet e brendshme të Uzinës Mekanike të qytetit të Poliçanit, Shpëtim Dervishi 45 vjeç që punonte si ushtar roje me pagese ka qëlluar me armën e shërbimit, shefin e sigurisë tenike Vladimir Gurri dhe më pas mbi veten.

Te dy personat kane gjetur vdekjen. Sipas policise te dy viktimat kane patur me pare nje grindje verbale. Sipas policise ka dy pista per motivin e ketij krimi. Pista e pare lidhet me faktin se bashkeshortja e rojes se uzines ka qene ngacmuar seksualisht nga shefi i sigurise ne fabrike dhe pista e dyte lidhet faktin se roja eshte hakmarre per heqjen nga puna të bashkëshortes nga Vladimir Gurri, shef i sigurise teknike ne Poliçan.

Vrasje
Te paret qe kane hasur dy trupat pa jete kane qene punonjesit e uzines te cilet kane dalë ne oborr pasi degjuan te shtena. 

Por krimi nuk ka përfunduar ketu. Vellai i shefit te sigurise te vrare, Kushtrim Gurri ka mundur te hyje ne ambientet e brendshme te uzines, duke masakruar trupin pa jete te Shpetim Dervishit. Ai i ka prere koken viktimes dhe me pas ka shetitur me koken e prere ne mjediset e uzines, si dhe ne qytet duke terrorizuar banoret. Me pas ai e ka hedhur koken ne shkurre dhe eshte larguar, per t'u arrestuar nga policia pas disa oresh.

Ne qytet kane mberritur edhe forcat e RENEA-s nderkohe që hetimet po kryhen nga Prokuroria Ushtarake, pasi uzina e Poliçanit eshte ne varesi te Ministrisë se Mbrojtjes.



/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga kronika
Tiranë, adoleshenti humb jetën në pishina
Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.
Terrorizmi, rrezik mesatar për Shqipërinë
Kompania e sigurimeve “Aon” dhe ndërmarrja për këshillime “The Risk Advisory Group” kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston në to.
Vrasja në Valias, policia: Autor, i biri
Polica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur.
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha gjatë konferencës për shtyp në Korçë se si mund të rrealizohet kjo.
Gjirokastër, arrestohet shtetasi me 10 kg marijuanë
Policia kufitare në Gjirokastër arrestoi një shtetas, pasi në automjetin në të cilin ai udhëtonte u zbulua një sasi prej 10 kilogramësh marijuanë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.