Trukimet në Itali, kërkohen dënime të ashpra 04/08/2012
Pas refuzimit të paktit që u ofrua nga trajneri Konte, prokurori që ka
marrë përsipër t'i nxjerrë fundin skandalit të trukimit të ndeshjeve në
Itali ka kërkuar një dënim akoma më të ashpër për dy protagonistë të
tjerë të Juventusit aktual. Prokurori Stefano Palaci ka kërkuar 3 vjet e
6 muaj skualifikim për Leonardo Bonuccin, mbrojtësin e kombëtares
italiane që mund ta pësojë më rëndë se të gjithë.
Bonuci akuzohet për rol aktiv në manipulimin e rezultatit të ndeshjes mes Udinezes dhe Barit në 2010, kur ai luante asokohe për puljezët. Është kërkuar ndërkohë 1 vit pezullim për futbollistin tjetër të Juventusit Simone Pepe që është përfshirë në vallen e basteve pasi kishte dijeni mbi trukimet, por nuk ka denoncuar.
Pepe asokohe luante me Udinezen.
Prokuroria italiane ka kërkuar zbritjen një kategori më poshtë të Leces, duke imponuar një sanksion për të gjithë skuadrën ndërsa për Bolonjën, është kërkuar dënimi me heqjen e 2 pikëve dhe një gjobë 50 mijë Euro.
A. Madrid fiton Kupën e Mbretit Atletico Madrid mundi 2-1 Real Madrid-in, pas kohëve shtesë, në “Santiago Bernabeu”, dhe fiton pas 14 vjetësh trofeun e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Laçi fiton Kupën e Shqipërisë Laçi është fituesi i Kupës së Shqipërisë, pasi mundi në finale, pas 120 minutash lojë, 1-0 skuadrën e Bylisit.
Sot, finalja e Kupës Laçi-Bylis Sot në mbërmje në orën 20:00, stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" do të presë finalistët e Kupës së Shqipërisë, Bylisin dhe Laçin.
Milan, Berlusconi: Allegri do kalojë te Roma Massimiliano Allegri drejt Romës? Ai që ndez zërat e merkatos, këtë herë, është jo më pak se vet presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i cili i pyetur në dalje të Pallatit të Kongreseve në Romë, - në përfundim të darkës elektorale me kryebashkiakun Alemanno, - nga një gazetar i një uebsajti roman, ka lëshuar një batutë mbi të ardhmen e trajnerit të tij.
Beckham tërhiqet nga futbolli
Ish-lojtari i Manchester United, Real Madrid dhe LA Galaxy, David Beckham tërhiqet nga futbolli i luajtur.