Juventus po akumulon një bazë të mirë financiare nga shitjet e disa
lojtarëve të cilët asnjëherë nuk kanë shkëlqyer me fanelën e
bardhezinjve, përkundër bujës së ardhjes në fillim.
Nëse drejtori Bepe Marota do të arrijë të gjejë një destinacion për të gjithë lojtarët e lënë jashtë projektit të trajnerit, atëherë do të krijohet një thesar që mund të bëjë diferencën në merkato, në krahasim me ekipet e tjera italiane.
7.5 milionë euro kanë ardhur nga shitja e Elias te skuadra gjermane Verder Bremen ndërsa e njëjta shifër u arkëtua nga tramsferimi i serbit Krasic te Fenerbahce. Por Juventus po finalizon një tjetër akord për të dërguar Felipe Melon në Stamboll, këtë herë te skuadra e gallatasarajit, në një shitje përfundimtare dhe jo në huazim.
Kjo faturë mund të garantojë një futbollist cvilësor për Juventusin në sezonin e ri, në gjendje të ofrojë konkurrencë edhe në ligën e kampioneve. por në organikën e skuadrës torineze janë të paktën edhe 7 futbollistë të tjerë të cilët konsiderohen jashtë planeve.
Të parët janë Maninger, Zigler, Iakuinta, apo Martinez, që duhet ende të gjejnë një destinacion të ri, deri në fundin e merkatos në 31 Gusht.
Champions, finalja e 2015 në Berlin Do të jetë “Olympiastadion” i Berlinit, stadiumi ku do të luhet finalja e Champions-it të vitit 2015. Këtë ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino.
Platini: Juventus ka vetëm 29 tituj Është problem i bardhezinjve, por për Michel Platini titujt e Juventus janë vetëm 29. Nga presidenti i UEFA-s nuk mund të pritej tjetër deklaratë, por ai i ka motivuar kështu fjalët e tij:
Maqedoni, nacionalizëm në fushën e futbollit Me vendim të Federatës Maqedonase të Futbollit, mbrëmjen e së mërkurës është ndërprerë ndeshja finale për Kupën e Maqedonisë midis skuadrës shqiptare Shkëndija nga Tetova dhe asaj maqedonase Teteks, për shkak të fyerjeve të rënda me baza entike nga tifozët e të dyja skuadrave.