06:21 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Spanjë, thellohen shkurtimet në buxhet
03/08/2012 15:25

Spanjë, thellohen shkurtimet në buxhet
Kryeministrat e dy vendeve te medha europiane ne veshtiresi, Monti i Italise dhe Rajoy i Spanjes
Kostoja e huamarrjes për Spanjën qëndroi në kufinjtë e 7% për bonot 10-vjeçare ditën e premte, ndërsa kryeministri Mariano Rajoy bisedoi planet e buxhetit vjetor me kabinetin e tij, në të cilin përfshihen edhe disa shkurtime të paparashikuara më parë.

Qeveria spanjolle duhet të parashtrojë planin financiar dhe shkurtimet e parashikuara edhe për vitet 2013 e 2014, në Komisionin Europian, më vonë gjatë së premtes.

Një muaj më parë, Madridi informoi një paketë të re shkurtimesh, me vlerë prej 65 miliardë eurosh.

Ekziston frika se recesioni i thellë i ekonomisë dhe paqendrueshmëria në sektorin financiar mund të detyrojnë vendin që të kërkojë ndihmë financiare.

Në muajin qershor, Spanja kërkoi 100 miliardë
Kriza Financiare
euro hua nga fondi i shpëtimit të Bashkimit Europian, për të mbështetur bankat në vështirësi të vendit iberik.

Greqia, Portugalia dhe Irlanda janë vendet e tjera brenda Eurozonës që kanë marrë hua madhore në të shkuarën. / Top Channel
Kriza Financiare

Itali, protesta kundër qeverisë Letta
Rritje në bursën japoneze
Ekonomia franceze në recesion




Facebook




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.