23:05 Top Show
01:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Bjellorusi, “agresioni” suedez, shkarkohen gjeneralët
01/08/2012 15:40

Bjellorusi, “agresioni” suedez, shkarkohen gjeneralët
Presidenti i Bjellorusise, Alexander Lukashenko dhe i biri, gjate nje parade ushtarake
Presidenti i Bjellorusisë shkarkoi nga detyra drejtuesit më të lartë të flotës ajrore dhe të sigurisë kufitare, pasi një avion i lehtë suedez depërtoi në hapësirën ajrore dhe lëshoi arinj pellushi që mbartnin një mesazhe paqeje.

Presidenti Alexander Lukashenko u shpreh më parë i tërbuar nga ky incident, i cili ndodhi në datën 4 korrik.

Megjithatë, vetëm një javë më parë media e censuruar në shtetin e fundit jodemokratik në Europë, pranoi realisht që ngjarja kishte ndodhur.

Lukashenko ka goditur me grusht të hekurt rivalët e tij politikë, ndërsa rizgjedhja e tij në 2010-n u shoqërua me shumë raportime për abuzime.

Në një komunikatë zyrtare gjatë së mërkurës, u komunikua se komandatin i Komitetit të Mbrojtjes Kufitare, gjeneral-majori Igor Rachkovsky dhe kryetari i flotës ajrore, gjeneral-major Dmitry Pakhmelkin, u pezulluan për dështimin në kryerjen e detyrave të tyre.

Avioni, i marë me qira nga firma suedez e marrëdhënieve me publikun, “Studio Total”, lëshoi me qindra arinj të vegjël pellushi, pranë qytetit të Ivenets dhe në periferitë e kryeqytetit Minsk.

Mjeti ajror kaloi hapësirën bjelloruse nga ana e Lituanisë. / Top Channel



Facebook




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.