23:34 Serial "Kenedite"
01:20 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Butrint, midhjet po ngordhin
25/07/2012

Rezervati më i madh i midhjes në Shqipëri, liqeni i Butrintit po pëson dëme të konsiderueshme ditët e fundit si pasojë e temperaturave që kalojnë të 28 gradë.

Kjo rritje uli përqindjen e oksigjenit dhe për pasojë 90 perqind e molusqeve kanë ndodhur. Fenomeni ka prekur edhe midhjen e re në masën 20 përqind. Qarkullimi ujërave përmes Kanalit të Vivarit nuk ka qenë i mirë sipas detarëve duke bërë që në momente të caktuara llumi i fundit të liqenit të dëmtojë fillimisht ekzemplarët e vendosur në cektësi.

Dëmi është kolosal dhe ai shkon në rreth 15-20 ton për secilin nga 78 impiantet e midhjeve.

“Është një fenomen i rrallë, s’ka ndodhur herë tjetër. Janë probleme që vijnë gjithmonë nga koha, por Butrini s’ka patur ndonjëherë problem të tilla”, thotë Fredi Gjika nga Shoqata e Prodhuesve të Midhjes.

Sipas kreut të Drejtorisë së Shërbimit të Midhjes dhe Peshkimit fenomeni është plotësisht klimaterik.

“Këto janë fenomene madhore të cilat nuk varen nga ne. Janë shumë faktorë që ndikojnë por është ujëshkëmbimi jo i mjaftueshëm nga ana e Kanalit të Butrinit që ndikon më shumë”, shprehet Arjan Demiri i drejtorisë së Shërbimit të Midhjes dhe Peshkimit.

Në liqenin e Butrintit janë 78 impiante midhjesh prej të cilave 62 janë në gjendje pune. Prodhimi vjetor i midhjeve bashkë me guaskën shkon në 13 mijë kuintal dhe një pjesë nuk gjen treg shitje.

Tregu ndërkombëtar u ndërpre në vitin 1994 pas toksikimit me gaz sulfurik që prodhoi tabani i liqenit të Butrinti. Problemi atëherë u zgjidh me thellimin e shtratit të Bistricës, lumë që furnizon me ujë të ëmbël liqenin.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Tirana, kantier ndërtimi pa leje
Guximi për të ndërtuar pa leje, plotësisht në shkelje të ligjit, duket se nuk ka fre në këto ditë para procesit zgjedhor.
“Fëmija mund të shpëtonte”
Specialistët e mjekësise ligjore, në një ekspertizë të dytë për fëmijën Denis Almadhi, i cili ndërroi jetë gjatë një operacioni në sy, i kanë dhënë një kthesë tjetër hetimeve. 
Prifti bekon tunelin
Prifti i Kishes Ortodokse Autoqefale "Shen Maria" ne Elbasan, At Nikolla Marku, si jo zakonisht ka zgjedhur te bekoje nje aks rrugor.
Dritan Dajti kërcënon Gjykatën
Në seancën e 228-të, i pandehuri Dritan Dajti i ka lënë mënjanë nënkuptimet dhe u foli në mënyrë të drejtperdrejtë gjyqtarëve që po e gjykojnë për gati katër vjet, por që ende s'po gjejnë një avokat për të për t'i dhënë fund bllokimit të procesit.
Aksidenti në Bulqizë, pranga tre personave
Pas aksidentit të ndodhur në minierën e kromit në Bulqizë, ACR që tani administrohet nga grupi Balfin, policia ka arrestuar tre persona.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.