Ibra shtyn debutimin, PSG synon edhe Kaka 25/07/2012 10:40
Ibrahimovic është një lojtar i PSG-së, skuadrës franceze që po trondit merkaton verore të futbollistëve me shumat marramendase të shpenzuara për formuar një grup yjesh.
E sigurisht, suedezi është një ndër ata futbollistë që di të rri në qendër të vëmendjes. Sulmuesi shtatlartë shtyu debutimin me fanelën e “sheikëve” me arsyetimin se ndjehej i lodhur dhe se nuk ishte ende gati për të luajtur.
PSG mbërriti ditën e martë në Nju Jork për fazën përgatitore në pritje të hapjes së sezonit të ri. Në konferencën e shtypit të klubit, tekniku italian i nënkampionëve francezë, Carlo Ancelotti deklaroi synimin e tij për të aktivizuar Ibrahimovic të paktën 15 minuta në takimin miqësor me Washington DC. Por suedezi nuk ndante të njëjtin mendim me teknikun e tij.
“T’i marrim gjërat me ngadalë. Nuk ndjehem ende gati për të luajtur. Jam i lodhur. Të ecim hap pas hapi”, tha ai. E shtypi francez me “hap pas hapi” nënkupton debutimin e Ibra-s në miqësoren e 4 gushtit kundër Barcelonës, një ‘mundësi’ për hakmarrje për “dëbimin si i pavlerë” që katalanasit e udhëhequr në ato ditë nga Guardiola, i bënë sulmuesit shtatlartë.
Ndërkohë, megjithëse ka grumbulluar disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, PSG s’ndalet me kaq. Nga Franca mbërrijnë zërat për një ofertë të mbërritur në dyert e Realit të Madridit për brazilianin Kaka, që me Mourinho-n trajner, nuk është se ka gjetur shumë hapësira për t’u aktivizuar me “Los Blancos”.
Për momentin gjithcka mbetet tek titujt e gazetave, por ku ka zë, s’është pa gjë…ndaj edhe Milani, nëse kërkon të rimarrë ish-asin e tij, duhet të nxitojë. / Top Channel
Urdhëri i fundit i Sir Alex Me barazimin 5-5 ndaj West Brom Sir Alex Ferguson i dha fund më shumë se çerek shekullit të tij në krye të Manchester United, për të marrë tashmë një tjetër post më komod mes drejtuesve të “Djajve të kuq”.
Borussia, Hummels do të jetë në finale Dëmtimi i Mats Hummels nuk është aq i rëndë sa u duk fillimisht dhe qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund do të jetë me shumë mundësi i pranishëm në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve ndaj Bayern Munchen.
Champions, italiani Rizzoli për finalen gjermane Italiani Nicola Rizzoli është zgjedhur nga UEFA për të arbitruar finalen e madhe të Ligës së Kampioneve mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, ndeshje që do të luhet në Uembli të Londrës.
Napoli interesohet për Benitez Napoli kërkon që Rafa Benitez të jetë trajneri që do të zëvendësojë Mazzarrin, i cili bëri të ditur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Romës se do të largohet nga klubi italian pas eksperiencës 4-vjeçare.
Tifozët e Fiorentinës, pritë Milanit U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur një përleshje fizike mes tifozëve të Fiorentinës dhe lojtarëve të Milanit.