Kristen Stewart tradhëton Robert Pattinson me prodhuesin e filmave
Rubert Sanders, i cili është i martuar dhe dyfishi i moshës së saj.
Aktorja 22-vjecare e "Twilight" është fotografuar në krahët e drejtuesit të "Snow White And The Huntsman".
Revista "US Weekly" ka publikuar një foto të një momenti disi intim të Sanders dhe Stewart. Deri më sot Kirsten dhe Robert ishin shfaqur si çift ideal, por kjo ndodhi duket se do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.
Një burim tha për "US Weekly" se Kristen dhe Rupert, i cili është i martuar me modelen e British Vogue, Liberty Ross, kanë patur një lidhje intime me njëri-tjetrin.
"Ishte vetëm një moment dobësie që nuk duhet të ndodhte. Kristen ndihet e shkatërruar dhe ajo nuk pranon se ka patur një lidhje me Rupert. Kristen nuk ka dashur të lëndojë askënd. Ajo është një vajzë e mirë, e cila bëri një zgjedhje të gabuar", sqaron ky burim.
Robert-Kristen ndahen sërish Robert Pattinson është bërë mjeshtër i paktimit të rrobave. Aktori britanik është zhvendosur sërish nga “foleza e dashurisë” që ndante me Kristen Stewart, pasi zbulimit se ajo ruante kontaktet me regjisorin Ruper Sanders, me të cilin e tradhëtoi verën e kaluar.
Shtatzënë dhe krenare Ka pranuar se e ka pasur të vështirë të mësohet me format e reja që i ka dhënë trupit të saj shtatzënia, por më në fund Kim Kardashian duket se është e qetë me pamjen e saj të re.
“Victoria” zbulon “sekretet” e saj!
Pas vitesh të tëra pozimi në perfeksion, në foto të ndryshme për gjigantët e të brendshmeve të femrave, “Victoria’s Secret”, duket disi ironike, fakti që Miranda Kerr zbulon aksidentalisht gjoksin e saj, kur ishte duke bërë foto për një markë “make-up”-i.
Leo Di Caprio refuzohet nga modelja Leonardo Di Caprio ka pasur shumë sukses me supermodelet deri tani, por Cara Delevigne, ndryshe nga koleget, nuk është tërhequr aspak nga aktori i famshëm.
Rita Ora lyen flokët ngjyrë blu Gjithmonë ka përzier stile të ndryshme veshjeje, por flokët i ka mbajtur përherë të verdha. Tashmë, Rita Ora ka vendosur që ta ndryshojë këtë gjë dhe ka lyer flokët në blu të hapur.