23:05 Top Show Magazine
01:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Champions, eliminohet Skënderbeu
24/07/2012 23:00

Champions, eliminohet Skënderbeu
Ka përfunduar pas shtatë ditësh ëndrra e skuadrës sonë kampione, Skëndërbeut për t'u kualifikuar në raundin tjetër eliminator të Champions Ligës.

Skuadra korcare humbi me rezultatin 3-0 ndaj kampionëve te Hungarisë, Debrecenit, të cilët i kishin mundur në Shqipëri, një javë më parë minimalisht 1-0.

Kulibali zhbllokon ndeshjen që në minutën e 12-të, ndërkohë që dy golat e tjerë skuadra hungareze i shënoi në pjesën e dytë. Në fillim Varga dhe sërish Kulibali në fund përfiton nga përpjekjet e skuadrës korcare për të bërë mrekullinë.

Në këtë mënyrë me rezultatin 3-1, të të dyja ndeshjeve, skuadra Kampione e Shqipërisë, Skëndërbeu mbyll aventurën europiane në Champions Ligë, ashtu si edhe një vit më parë.

E vetmja skuadër shqiptare që mbetet ende në aktivitetet europiane është Tirana, e cila do të luajë pas disa ditesh me Alesundin ndeshjen e kthimit pasi kanë barazuar 1-1 në "Qemal Stafa". / Top Channel



Facebook


Më shumë nga futbolli
Maqedoni, nacionalizëm në fushën e futbollit
Me vendim të Federatës Maqedonase të Futbollit, mbrëmjen e së mërkurës është ndërprerë ndeshja finale për Kupën e Maqedonisë midis skuadrës shqiptare Shkëndija nga Tetova dhe asaj maqedonase Teteks, për shkak të fyerjeve të rënda me baza entike nga tifozët e të dyja skuadrave.
Real Madrid ndryshon fanellë e sponsor
Reali Madrid ndryshon ngjyrë dhe sponsor për sezonin e ardhshëm.
Milan, Seedorf trajner, Maldini drejtues
Milani për milanistët. Klubi kuqezi do të ketë sezonin e ardhshëm Clarence Seedorf si trajner dhe Paolo Maldini në një rol të rëndësishëm drejtuesi.
Beckenbauer: Dortmundi nuk ka shanse
Franz Beckenbauer, Presidenti i Nderit i Bayern Munchen, sheh favorit për fitoren e Champions League skuadrën e tij, që në finalen e madhe të Uemblit do të ndeshet me Borussia Dortmund.
Kuba: I habitur që arritëm finalen
Sezonin e kaluar u eliminuan që në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, paraqitja e tyre e parë në këtë kompeticion në tetë vitet e fundit, e për këtë arsye arritja e Borussia Dortmund në finalen e madhe të Uemblit këtë sezon është një surprizë dhe për vetë lojtarët e saj.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.