Thaçi: Gati t’i bëj ballë betejës me Nikoliç
24/07/2012 20:50
Përpara se të nisej në Bruksel me ftesë të shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherin Ashton, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi komentoi nga aeroporti qasjen e lidershipit të Beogradit ndaj Kosovës.
Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave për luftë për Kosovën të bëra nga presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, Thaçi tha se do të jetë sërish në ballë të betejës dhe i rekomandoi Nikoliç që të mos ëndërrojë për Kosovën por të merret me shtetin e tij.
“Mesazhet për luftë nga Nikoliç janë më të këqijat për paqen dhe stabilitetin në rajon. Por, ai është larguar si humbës në vitin 99, kur ishte anëtar i regjimit që masakroi Ballkanin dhe unë do t’i përgjigjem sërish, dhe ai do të largohet i turpëruar e si humbës në çdo aventurë të re me Kosovën. Duke humbur betejën me Kosovën, ai do të mund të mendojë për pashallëkun e Beogradit”, deklaroi Thaçi.
Përveç politikës së jashtme, kryeministri u ndal edhe në çështje të brendshme kur u pyet nga gazetarët për ndryshimin e mundshëm të koalicionit qeverisës.
“Ky ekip është një ekip pa politikë dhe qeverisja më e mirë në historinë e Kosovës. Prandaj do të vazhdohet me mirëqeverisje”, nënvizoi Thaçi.
E teksa mbushet një vit nga aksioni i 25 korrikut në veri, Thaçi e quajti këtë veprim si vendimtar, pasi vuri në lëvizje diplomacinë botërore për zgjidhjen e problemit në këtë pjesë të Kosovës. / Top Channel
VV: Thaçi të japë dorëheqjen
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largimin e kryeministrit Hashim Thaçi,
si dhe të qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që përkrahin
“vendimet pro serbe” të tij.
Në darkë takimi Thaçi-Daçiç
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica
Daçiç do të takohen të enjten në Bruksel në një darkë pune, ku pritet të
diskutojnë të gjitha temat për të cilat dy palët nuk kanë arritur të
bien dakord në takimet e grupeve të punës.
DASH, raport “i zi” edhe për Kosovën Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për trafikimin e qënieve
njerëzore gjatë vitit 2012, Kosova konsiderohet një vend burimi dhe
destinacioni për gratë dhe fëmijët, që shfrytëzohen për qëllime seksuale
apo punë të detyruar.
3 ditë punë dhe Peci dorëhiqet Ende pa i bërë 3 ditë, që kur mori postin e Shefit të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Serbi, Lulzim Peci ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë.
Thaçi: Marrëveshja po zbatohet
Në zgjedhjet lokale, të cilat do të organizohen në Mitrovicën e Veriut në bazë të marrëveshjes Kosovë–Serbi, për herë të parë nuk do të kenë të drejtë të garojnë partitë serbe nga Serbia, por vetëm partitë serbe që përfaqësojnë serbet e Kosovës.