15:29 TN "Dashuri ne Manhattan"
15:56 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Thaçi: Gati t’i bëj ballë betejës me Nikoliç
24/07/2012 20:50

Përpara se të nisej në Bruksel me ftesë të shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherin Ashton, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi komentoi nga aeroporti qasjen e lidershipit të Beogradit ndaj Kosovës.

Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave për luftë për Kosovën të bëra nga presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, Thaçi tha se do të jetë sërish në ballë të betejës dhe i rekomandoi Nikoliç që të mos ëndërrojë për Kosovën por të merret me shtetin e tij.

“Mesazhet për luftë nga Nikoliç janë më të këqijat për paqen dhe stabilitetin në rajon. Por, ai është larguar si humbës në vitin 99, kur ishte anëtar i regjimit që masakroi Ballkanin dhe unë do t’i përgjigjem sërish, dhe ai do të largohet i turpëruar e si humbës në çdo aventurë të re me Kosovën. Duke humbur betejën me Kosovën, ai do të mund të mendojë për pashallëkun e Beogradit”, deklaroi Thaçi.

Përveç politikës së jashtme, kryeministri u ndal edhe në çështje të brendshme kur u pyet nga gazetarët për ndryshimin e mundshëm të koalicionit qeverisës.

“Ky ekip është një ekip pa politikë dhe qeverisja më e mirë në historinë e Kosovës. Prandaj do të vazhdohet me mirëqeverisje”, nënvizoi Thaçi.

E teksa mbushet një vit nga aksioni i 25 korrikut në veri, Thaçi e quajti këtë veprim si vendimtar, pasi vuri në lëvizje diplomacinë botërore për zgjidhjen e problemit në këtë pjesë të Kosovës. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
EULEX, mbi 100 çështje për krime lufte
Misioni EULEX e ka fokusuar punën e tij tek zbardhja e krimeve të luftës, duke trajtuar plot 101 çështje dhe duke lënë në plan të dytë hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Krimet e luftës, aktakuzë zyrtarëve
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuza të rënda të lidhura me kohën e luftës ndaj të paktën 7 personave, mes të cilëve zyrtarë dhe diplomatë.
Gratë e dhunuara në luftë
Shefi i misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e ligjit në Kosovë, Bern Borchard inkurajoi viktimat e dhunës seksuale gjatë gjatë luftës në Kosovë që t’i denoncojnë rastet në prokurori.
Bisedimet, s’ka marrëveshje
Bisedimet dyditore në Bruksel mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë u mbyllën pa arritjen përfundimtare të një marrëveshjeje për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Kosovarët, të ndarë për dialogun
Shtetasit e Kosovës rezultojnë të ndarë kur është në pyetje dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.