Qeveria nuk arriti të marrë të gjithë shumën e kërkuar të borxhit në ankandin e zhvilluar për letrat me vlerë në euro.
Top Channel ka mësuar se në ankandin e mbajtur në Bankën e Shqipërisë, bankat dhe individët kanë pranuar t'i ofrojnë qeverisë vetëm 11 milionë euro nga 15 milionë që kishte kërkuar Ministria e Financave.
Sipas burimeve të Top Channel, interes me të cilin bankat dhe individët e kanë ofruar këtë borxh për qeverinë varion nga 4.5 në 6.5 për qind. Ministria e Financave synonte të merrte 100 për qind të shumës së shpallur, por kjo nuk është ofruar nga tregu.
Sipas burimeve nga Ministria, kjo lidhet me faktin se ky ishte ankandi i parë i këtij lloji që është zhvilluar në tregun e brendshëm dhe publiku nuk ka qenë plotësisht i informuar.Vendimi i qeverisë për të kërkuar borxh në valutë nga individët erdhi pasi, disa nga bankat më të mëdha në vend filluan të ulnin huadhënien për qeverinë me ritme shumë të shpejta për shkak të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.
Sipas Bankës së Shqipërisë, njëra nga bankat më të mëdha private uli në vetëm brenda tre muajsh peshën në borxhin e brendshëm publik me 3 pikë përqindje duke e vendosur qeverinë në vështirësi për të financuar borxhin e saj. E gjendur përballë kësaj situate Ministria e Financave prej disa muajsh ka nisur një fushatë të gjerë informimi për të nxitur individët që t'i investojnë kursimet e tyre në letrat me vlerë të qeverisë, si një investim me garanci maksimale.
Në fakt shifrat tregojnë se përtej sigurive, investime në letrat me vlerë në euro është edhe fitimprurës krahasuar me investimet e tjera alternative. / Top Channel
Shqipëria fton Maqedoninë Në forumin e Biznesit dhe Investimeve Shqipëri-Maqedoni, Qeveria
shqiptare ka kërkuar rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Ndërtimi ka thelluar krizën Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave dhe Banka e Shqipërisë tregojnë se ndërtimi është sektori që ka thelluar më shumë krizën në ekonominë shqiptare.
Ekspertët: BSH të ulë normën e interesit Ekspertët mendojnë se Banka e Shqipërisë duhet të jetë më agresive në
uljen e interesave duke ndjekur shembullin e bankave qendrore në Europë
dhe SHBA.
Bonot, tjetër minimum historik Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9%.
Interesat e bonove në minimum historik Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik.
Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me
vlerë përmes të cilave Qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u
tregtuan me interes 5.9 për qind.