12:00 Lajme e Moti
12:30 "Pop-Channel"
Programi i plote
PUBLICITET
Lotaria, përfundon "loja"
24/07/2012

Ministria e Financave ka shpallur një ditë më parë pa zhurmë rezultatin e vlerësimit për tenderin e Lotarisë Kombëtare, duke nxjerrë në vend të parë, ashtu siç ishte parathënë, kompaninë austriake, "Austrian Lottery".

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i drejtuar nga sekretari i Mnistrisë Dorian Teliti ka konfirmuar, kështu rezultatin e bërë publik në media, që para se të zhvillohej tenderi duke shtuar edhe më shumë dyshimet për fitues të paracaktuar.

Pas shpalljes së rezultatit kompania tjetër pjesëmarrëse, e renditur e dyta ka në dispozicion një afat të caktuar kohor për të ankimuar rezultatin, një formalitet pas mbylljes së të cilit vendimi merr formë zyrtare.
Shpallja fituese
Llotaria Kombetare
e "Austrian Lottery" ishte paralajmëruar, nga disa kompani të skualifikuara që para se të zhvillohej tenderi, të cilat akuzuan qeverinë për një garë fiktive me fitues të paracaktuar. Përmes këtij vendimi qeveria i jep kompanisë austriake monopolin dhjetëvjecar të shtatë lojrave të fatit, kundrejt çmimit simbolik 3.5 milionë euro, një nga pikat më të dyshimta dhe të përfolura të këtij tenderi.

Qeveria e justifikoi procedurën e shumëkundështuar të tenderit më dy argumenta. Së pari që kështu do të ndalte hyrjen e kapitaleve të dyshimta në vend, duke u dhënë mundësi të garonin vetëm kompanive serioze, pa probleme me drejtësinë.

Por ky argument u lëkund pak pak javë më parë, kur "Austrian Lottery" kompania fituese, u vu zyrtarisht në hetim nga parlamenti Austriak për qarkullim kapitalesh të dyshimta në politikë dhe blerje të politikanëve për të mbajtur monopolin në treg.

Argumenti i dytë i qeverisë ishte se çmimi i ulët i shitjes do të kompensohej përmes taksave, sipas saj të larta mbi kompaninë fituese. Por edhe ky pretendim rrëzohet kur taksat e vendosura mbi kompaninë në Shqipëri krahasohen me ato të vendeve të tjera. Sipas krahasimeve, kompania austriake që tani do të ketë monopolin e pjesës dërrmuese të tregut të kumarit në Shqipëri do të paguajë taksa në buxhet dy herë më pak se sa paguan në vendin e saj, Austri. Tenderi i Lotarisë Kombëtare mbetet një nga tenderat më të dyshimtë dhe të përfolur, ku qeveria kufizoi në ekstrem konkurrencën, paracaktoi çmimin minimal të shitjes pa garë dhe ka vendosur mbi kompaninë një barrë minimale taksash krahasuar me vendet e tjera. Tani me shpalljen fitues të kompanisë që ishte përfolur, si e tillë ende pa u zhvilluar tenderi, dyshimet bëhen edhe më të forta.  
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga ekonomia
Interesat e bonove në minimum historik
Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave Qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9 për qind.
Qeveria anashkalon Parlamentin
Qeveria ka vendosur të anashkalojë Parlamentin në koncesionin e shumëpërfolur për markimin e karburanteve.
58% e biznesit: Klima jo e favorshme
Dhoma amerikane e Tregtisë ka publikuar Indeksin vjetor të Biznesit, përmes të cilit mat perceptimin e anëtarëve të dhomës për klimën e biznesit në Shqipëri. Për 2012-ën ai është 40,48 nga 100, me një tendencë në rënie për këtë vit.
Qeveria shlyen borxhet e “Kurum”
Qeveria ka miratuar një vendim në mbledhjen e radhës, përmes të cilit pranon t’i shlyejë kompanisë “Kurum” 3.4 miliardë lekë detyrime të prapambetura në formën e tatimit mbi vlerën e shtuar.
CEZ nis gjyqin me Shqipërinë
Grupi çek CEZ ka nisur zyrtarisht procedurat ligjore ndaj Qeverisë shqiptare në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.Përmes një njoftimi zyrtar CEZ bën të ditur se ka njoftuar Qeverinë mbi vendimin e saj, ku kërkon kompensim për dëmin që i është shkaktuar nga mosmbrojtja e investimit në rrjetin shqiptar të shpërndarjes së energjisë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.