07:00 "WAKE-UP"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Tiranë, heshtja për planin rregullues
23/07/2012 23:51

Shoqata e ndërtuesve kërkon nga Bashkia e Tiranës të nisë sa më shpejt konsultimet me grupet e interesit pasi ata pretendojnë se kur kanë kaluar tre muaj nga paraqitja e draft planit të planit rregullues të Tiranës dhe publiku ende sipas tyre është i pa informuar.

"Materiali i paraqitur nuk lejon mundësinë e sqarimit të shumë problemeve. Në këto kushte ne kemi frikë se ky plan do mbetet një dokument formal dhe jo një bazë tekniko-ligjore për të realizuar ndërtimin dhe zhvillimin europian të Tiranës. Në të kundërt do vazhdojnë ndërtimet pa lejë dhe legalizimve në mënyrë të përsëritur”, tha  Maks Muci, Dr. Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve.

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ngre edhe një sërë pyetjesh të tjera sa u përket planeve të detajuara të bashkisë për disa prej 600 zonave në kryeqytet.

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë i bën thirrje Bashkisë së Tiranës të ulet sa më shpejt në një tryezë të përbashkët me ta për të diskutuar problematikat teknike dhe proceduriale të ndërtimit në kryeqytet.   / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Tirana, kantier ndërtimi pa leje
Guximi për të ndërtuar pa leje, plotësisht në shkelje të ligjit, duket se nuk ka fre në këto ditë para procesit zgjedhor.
“Fëmija mund të shpëtonte”
Specialistët e mjekësise ligjore, në një ekspertizë të dytë për fëmijën Denis Almadhi, i cili ndërroi jetë gjatë një operacioni në sy, i kanë dhënë një kthesë tjetër hetimeve. 
Prifti bekon tunelin
Prifti i Kishes Ortodokse Autoqefale "Shen Maria" ne Elbasan, At Nikolla Marku, si jo zakonisht ka zgjedhur te bekoje nje aks rrugor.
Dritan Dajti kërcënon Gjykatën
Në seancën e 228-të, i pandehuri Dritan Dajti i ka lënë mënjanë nënkuptimet dhe u foli në mënyrë të drejtperdrejtë gjyqtarëve që po e gjykojnë për gati katër vjet, por që ende s'po gjejnë një avokat për të për t'i dhënë fund bllokimit të procesit.
Aksidenti në Bulqizë, pranga tre personave
Pas aksidentit të ndodhur në minierën e kromit në Bulqizë, ACR që tani administrohet nga grupi Balfin, policia ka arrestuar tre persona.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.