Gjigandi Microsoft ka regjistruar humbjen e parë në historinë e tij për
shkak të zhvlerësimeve në divizionin e shërbimeve online.
Humbja erdhi pas zhvlerësimit të vlerës prej 6.2 miliardë dollarësh, që dështoi në sjelljen e përfitimeve të pritura nga Microsoft.
Ky veprim ka çuar në një humbje prej 492 milionë dollarë në tre muajt deri në fund të qershorit, krahasuar me një përfitim prej 5.9 miliardë të regjistruar vitin e kaluar.
Kompania nuk ka pësuar një humbje që kur hyri në bursë në vitin 1986. Ajo bleu Aquantive në vitin 2007, por nuk i bëri dot ballë konkurrencës me Googe. Microsoft pagoi 6.3 miliardë për Aquantive.
Megjithatë, kompania po ecën mirë në sektorë të tjerë, pavarësisht rënies së popullaritetit të sistemit operativ Windows, që dominoi tregjet e kompjuterit personal për vite me radhë.
Të ardhurat për tre muajt e fundit deri në qershor u rritën me 4 për qind në 18.06 miliardë dollarë. Analistët prisnin përfitime prej 62 cent për aksion, në një xhiro biznesi që arrinte në 18.13 miliardë dollarë.
“Perla” e pazbuluar e Portugalisë
Me miliona pushues, zgjedhin të frekuentojnë çdo vit plazhet e mrekullueshme portugeze, ku gërshetohet parajsa ekzotike, me site arkeologjike shekullore.
“Projekti i Krisur” i Google
Mijëra balona aerostatike që fluturojnë deri në 20 kilometra lartësi për të lidhur me internetin 4.8 miliardë persona që ende nuk janë të lidhur online.
“ADN s’mund të ketë të drejtë autori” Gjenet njerëzore nuk mund të bëhen pjesë e një patente. Kështu vendosi unanimisht Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara, në një vendim që pritet të japë një ndikim të madh në kërkimet gjenetike.
Stresi shton thinjat Një studim i ri amerikan ka dalë në përfundimin se stresi i tepërt bën që të thinjen flokët.