03:24 Film "Irlandezi i Lindur"
04:55 "Pasdite ne TCH"
Programi i plote
PUBLICITET
Arvizu takon gazetarët: Pro transparencës
17/07/2012

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tirane, Alexander Arvizu mbështet publikisht nismën e shoqërise civile, e cila përpara pak ditësh ka firmosur një peticion për mbrojtjen e gjelberimit në parkun e Liqenit Artificial.

Pas nje takimi ne seline e kesaj perfaqesie diplomatike, ku kane marre pjese gazetare e analiste te njohur, Arvizu ka shprehur vullnet te plote per te mbeshtetur perpjekjet e gazetareve qe nxisin dhe promovojne transparence.  

"Edhe unë u jam zotuar kolegëve të mi sot që ne do të bëjmë gjithcka që mundemi që të mbështesim përpjekjet e tyre, që të nxisin transparencën dhe llogaridhënien për interesin publik", tha ambasadori amerikan.

Aleksander Çipa, gazetar i njohur dhe nje prej firmetareve te peticionit i pranishem ne kete takim, falenderoi kryediplomatin amerikan ne Shqiperi, per mbeshtetjen e nje nisme domethenese per qyetaret dhe respektimn e tyre nga ana e institucioneve.

"E falenderoj ambasadorin për këtë pritje, gatishmërinë dhe për bashkëbisedimin që lidhej në thelbin e vet me shqetësimet, që ne si qytetarë dhe gazetarë kemi për mënyrën funksionale të marrëdhënieve midis qeverisjes në të gjitha nivelet e saj", tha Çipa.

Reagimi i ambasadorit Arvizu, vjen fill pas deklarates se shoqerise civile, bere pak dite me pare trojkes se ambasadoreve ne Shqiperi. Permes saj aktiviste te jetes publike ne vend, kane denoncuar mungesen e transparences per zgjerimin e rruges se Ebasanit, projekt i cili ka demtuar hapesira te konsiderueshme gjerberimi ne parkun e Liqenit Artificial.  

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
“Taksat ulen për 95% të shqiptarëve”
Edi Rama, gjatë prezantimit në Fushë Krujë të kandidatëve socialistë, Namik Dokle dhe Artur Bushi, tha se “këtu, si asnjëherë tjetër, gjejmë entuziazmin e madh, që sjell energjia e fitores sonë më 23 qershor”. Ky ishte mesazhi i kryetarit të PS, Rama, për biznesin e vogël.
Ngërçi me KQZ-në, Moore në Tiranë
Ngërçi që vijon me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas shkarkimit të Ilirian Muhos nga Parlamenti, pasuar nga dorëheqja e tre anëtarëve të tjerë, sjell fillimjavën e ardhshme në Tiranë drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
Meta me investitorët italianë
Në një takim me investitorë italianë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta premtoi lehtësira për inkurajimin e bizneseve të huaja në Shqipëri.
Leskaj, takime në Novoselë
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Vlorë, Valentina Leskaj zhvilloi një takim me punonjësit e Stabilimentit të përpunimit të prodhimeve të detit dhe bretkosave në komunën Novoselë.
Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre ligjeve.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.