05:01 "Pasdite ne TCH"
06:21 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
"Imunitetet", Meta: Të votojmë Ligjin
17/07/2012

Deputetët të votojnë ligjin për heqjen e imunitetit në seancën parlamentare të 6 gushtit.

Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një konferencë për shtyp të martën, duke theksuar se duhet të shfytëzohet koha e vendosur në mënyrë që vendi të mos humbasë statusin e vendit kandidat.

“Të gjithë aktorët duhet të bashkohen për t`i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje brenda datës 6 gusht. Sa e rëndësishme është që kjo çështje të zgjidhet në themelet e saj, po aq e rëndësishme është edhe koha. LSI apelon për të përdorur të gjithë kohën e cila nuk është e pakët për të dhënë një zgjidhje kushtetuese por edhe një zgjidhje politke dhe morale”, u shpreh Meta. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Rama: 77-80 deputetë objektiv real
23 maji, një muaj fiks nga zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, solli edhe hapjen zyrtare të një fushate, të një “count-down” që në fakt ka kohë që ka nisur në Shqipëri.
PS çel fushatën në Tiranë
Entuziazëm dhe ovacione për fitore nga qytetarët e Qarkut të Tiranës që kishin tejmbushur Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, emocion prej kandidatëve që premtuan angazhim në shërbim të tyre dhe një vlerësim nga kryesocialisti, Edi Rama si super-skuadra e Rilindjes.
Berisha: Amnisti që nga 2011
Bashkë me miratimin e tre ligjeve të hënën në Kuvend, Kryeministri Sali Berisha, po nga takimi elektoral në Kukës tha se do t'i kërkojë opozitës miratimin e një tjetër nisme të Qeverisë.
Berisha: Të hënën votojmë 3 ligjet
Kryeministri Berisha kërkoi nga Kukësi mbledhjen e Kuvendit ditën e hënë, në mënyrë që të votohen të tre ligjet e integrimit. Deklarata e Berishes erdhi pas apelit të përsëritur të liderit të LSI-së, Ilir Meta, për votimin e një pakete kompromisi për të tre ligjet.
Meta: Maxhoranca po cënon integritetin e KQZ-së
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se duhet konsensus për çështjen e tre vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.