04:39 "Pasdite ne TCH"
06:08 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
SHBA: Serbia të tërheqë agjentët nga Kosova
17/07/2012

SHBA: Serbia të tërheqë agjentët nga Kosova
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Serbia që të tërheqë nga veriu i Kosovës agjentët e saj policorë dhe të shpërbëjë strukturat paralele që veprojnë atje.

Kështu shkruan e përditshmja serbe “Blic”, sipas të cilës ka qenë nënsekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon që gjatë vizitës së pak ditëve më parë në Beograd ka bërë këtë apel.

Sipas burimit, gjatë takimeve me presidentin Nikoliç dhe kryeministrin e ardhshëm Daçiç, Gordon ka shprehur vullnetin e SHBA për të ndihmuar Serbinë, por nga ana tjetër ka kërkuar ndërprerjen e mbështetjes për strukturat paralele serbe.

Gazeta, e cila citon zyrtarë serbë që kanë preferuar të ruajnë anonimatin, shkruan se zyrtarisht Serbia nuk ka forca sigurie në veri të Kosovës, por vetëm 300 deri në 400 punonjës të MUP-it.

Ndërsa shërbimet e huaja të inteligjencës vlerësojnë se në Kosovë janë vendosur nga 1 mijë deri në 2 mijë agjentë sekretë serbë.

“Zyrtarisht Serbia nuk ka forca sigurie në Kosovë, por ka zyrtarë të MUP-së, të cilët lëshojnë vetëm dokumente. Ndërsa vlerësimi se atje kemi deri në 2 mijë agjentë më duket pak i tepruar”, ka thënë një zyrtar serb.


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
3 ditë punë dhe Peci dorëhiqet
Ende pa i bërë 3 ditë, që kur mori postin e Shefit të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Serbi, Lulzim Peci ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë.
Thaçi: Marrëveshja po zbatohet
Në zgjedhjet lokale, të cilat do të organizohen në Mitrovicën e Veriut në bazë të marrëveshjes Kosovë–Serbi, për herë të parë nuk do të kenë të drejtë të garojnë partitë serbe nga Serbia, por vetëm partitë serbe që përfaqësojnë serbet e Kosovës.
Jahjaga në Austri, pritet nga Fischer
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, me ftesë të homologut Heinz Fischer.
Italia vlerëson paktin Kosovë-Serbi
Ministrja e Jashtme e Italisë, Emma Bonino e vlerësoi me nota pozitive marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Kosovë, ratifikimi i marrëveshjes të enjten
Ratifikimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë pritet të dalë për shqyrtim në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.