Aksident i vogël i makinës së Katie dhe Suri
17/07/2012
Katie Holmes dhe Suri Cruise u përfshinë në një aksident të vogël rrugor në New York.
Makina me të cilën udhëton aktorja dhe vajza e saj 6-vjeçare mori një goditje të vogël në pjesën e prapme nga një makinë plehrash të hënën në darkë. Nuk pati asnjë të lënduar nga ky aksident, ndërsa makina pësoi disa dëmtime të vogla.
Katie më herët ishte fotografuar bashkë me Suri-n, ndërsa linte ambientet ku zakonisht con vajzën e saj për të kryer aktivitete fizike dhe argëtuese.
Policia mbërriti në vendngjarje për të ekzaminuar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.
Mbetet e paqartë nëse në momentin që ndodhi aksidenti aktorja dhe vajza e saj ndodheshin në makinë. Gjithësesi shoferët e dy mjeteve janë marrë në pyetje nga autoritetet.
Robert-Kristen ndahen sërish Robert Pattinson është bërë mjeshtër i paktimit të rrobave. Aktori britanik është zhvendosur sërish nga “foleza e dashurisë” që ndante me Kristen Stewart, pasi zbulimit se ajo ruante kontaktet me regjisorin Ruper Sanders, me të cilin e tradhëtoi verën e kaluar.
Shtatzënë dhe krenare Ka pranuar se e ka pasur të vështirë të mësohet me format e reja që i ka dhënë trupit të saj shtatzënia, por më në fund Kim Kardashian duket se është e qetë me pamjen e saj të re.
“Victoria” zbulon “sekretet” e saj!
Pas vitesh të tëra pozimi në perfeksion, në foto të ndryshme për gjigantët e të brendshmeve të femrave, “Victoria’s Secret”, duket disi ironike, fakti që Miranda Kerr zbulon aksidentalisht gjoksin e saj, kur ishte duke bërë foto për një markë “make-up”-i.
Leo Di Caprio refuzohet nga modelja Leonardo Di Caprio ka pasur shumë sukses me supermodelet deri tani, por Cara Delevigne, ndryshe nga koleget, nuk është tërhequr aspak nga aktori i famshëm.
Rita Ora lyen flokët ngjyrë blu Gjithmonë ka përzier stile të ndryshme veshjeje, por flokët i ka mbajtur përherë të verdha. Tashmë, Rita Ora ka vendosur që ta ndryshojë këtë gjë dhe ka lyer flokët në blu të hapur.