13:10 Exclusive
13:45 Formula 1, Provat, Monte Karlo, Monako
Programi i plote
PUBLICITET
Asp: Të rinisë dialogu Kosovë-Serbi
16/07/2012 15:55

Asp: Të rinisë dialogu Kosovë-Serbi
Ambasadori suedez në Beograd, Krister Asp ka deklaruar se, Suedia pret nga Beogradi që të vazhdojë në mënyrë konstruktive dialogun me Prishtinën.

Sipas agjencisë së lajmeve “Tanjug”, Asp ka vlerësuar se temat e bisedimeve që do të trajtohen në raundet e ardhshme të dialogut do të jenë më të vështira se ato të mëparshme.

“Duhet të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme dhe për këtë është e nevojshme që negociatat të zhvillohen në nivele më të larta mes palëve”, ka thënë Asp.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Brukseli, nuk dihet ende se
Bisedimet
kur do të fillojnë, ndonëse ishte parashikuar pas formimit të qeverisë së re serbe.

Në raundet e mëparshme palët ranë dakord për një sërë çështjesh, si ajo për menaxhimin e integruar të kufijve dhe përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale.

Por pavarësisht nënshkrimit, marrëveshjet nuk kanë gjetur zbatim nga pala serbe, duke detyruar atë kosovare të deklarojë se, nuk mund të ketë bisedime të reja pa u zbatuar paktet e vjetra. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Arrest shtëpie ish–anëtarëve të UÇK-së
Nga 30 ditë arrest shtëpiak është masa që u ka caktuar gjykatësi i EULEX-it 7 ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga rajoni i Drenicës. Ai ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit italian të EULEX-it, Maurizio Salustro, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Korrupsioni pengon investimet
Pas furnizimit me energji elektrike, korrupsioni konsiderohet si fenomeni, që pengon më së shumti investimet e huaja në Kosovë.
Prishtina miraton planin e zbatimit
Qeveria e Kosovës i jep dritën jeshile zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Prishtinës së Beogradit. Zbatimi i tërsishëm i planit pritet të bëhet brenda gjashtë muajsh.
Arrestohet djali tjetër i Kelmendit
Policia malazeze ka vënë në pranga Liridon Kelmendin, djali i dytë i bosit ballkanas të drogës, Naser Kelmendi.
VV reagon për arrestimet
Lëvizja Vetëvendosje reagon për arrestimet e ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke kritikuar EULEX-in se nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e shtetit, UÇK-në e luftën çlirimtare.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.