10:30 E Diela Select
12:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Ibra dhe Thiago Silva drejt PSG-së
12/07/2012

Ibra dhe Thiago Silva drejt PSG-së
Pasi iu refuzua oferta e mëparëshme prej 46 milion eurosh për Thiago Silva-n, skuadra e sheikëve PSG ka ritrokitur në dyert e Milanit, këtë herë me një ofertë të parezistueshme për kuqezinjtë.

Sipas mediave italiane, skuadra franceze ka ofruar plot 62 milion euro për goditjen e dyfishtë; Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva-n. Për momentin s’ka asgjë zyrtare, por lëvizjet e fundit të agjentit të Ibra-s dhe vetë lojtarit, por edhe të administratorit të deleguar të Milanit Adriano Galliani, lënë të kuptohet se shumë shpejt dy lojtarët do të veshin fanelën e nënkampionëve francezë për sezonin e ardhshëm.

Paraditen e së enjtes, agjenti i Ibrahimovic, Mino Raiola bashkë me drejtorin sportiv të PSG-së, udhëtoi drejt Suedisë për të takuar e bindur Ibrahimovic të pranojë ofertën e miliarderëve sheikë të klubit francez, ndërkohë që Galliani ndodhej në Milano duke u përpjekur për të bllokuar Mattia Destro-n, një lojtar që do t’u nevojitej kuqezinjve në rast të largimit të Ibra-s.

Ndërkohë, për Thiago Silva-n propozimi i francezëve është i njëjtë me atë të paraqitur ditë më parë e të bërë publik në media, por me disa ndryshime financiare përsa i përket pagës vjetore që do të përfitonte lojtari në rast të kalimit tek klubi francez.

Por pse Milani do të shesë dy lojtarët e tij, duke u privuar nga eksperienca dhe cilësia si në mbrojtje edhe në sulm? Për mediat është e thjeshtë; paratë. Gazzetta Dello Sport shkruan se nga kjo transfertë, kuqezinjtë në të vërtetë përfitojnë plot 170 milion euro. Si? Fare e thjeshtë, 62 milion euro do të përfitonin neto nga PSG dhe 108 milion të tjera do të kurseheshin nga pagat stratosferike që marrin aktualisht dy lojtarët.

Thiago Silva sapo nënshkroi një kontratë 5-vjeçare ku përfiton 6 milion euro në sezon, plus bonuset përllogariten rreth 60 milion, ndërsa Ibrahimovic ndodhen në kushtet e një kontrate prej 12 milion eurosh në sezon, plus bonuset shkon në 48 milion euro për 2 sezonet e ardhshme, kur edhe i përfundon kontrata.

Me një llogari të thjeshtë, 60+48=108 milion euro të kursyera shto këtu edhe 62 milion euro të ofertës së PSG-së…bëhet fjalë për një mal me para, plot 170 milion euro.

Do t’i shesë apo jo? Orët dhe ditët në vijim pritet të jenë vendimtare. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga futbolli
Bundesliga ul siparin!
Kampionati gjerman i futbollit jep verdiktet e fundit për këtë sezon. Lufta në 90 minutëshin e fundit u bë në zonën e rënies nga kategoria dhe në atë për zonën europiane.
A. Madrid fiton Kupën e Mbretit
Atletico Madrid mundi 2-1 Real Madrid-in, pas kohëve shtesë, në “Santiago Bernabeu”, dhe fiton pas 14 vjetësh trofeun e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Laçi fiton Kupën e Shqipërisë
Laçi është fituesi i Kupës së Shqipërisë, pasi mundi në finale, pas 120 minutash lojë, 1-0 skuadrën e Bylisit.
Sot, finalja e Kupës Laçi-Bylis
Sot në mbërmje në orën 20:00, stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" do të presë finalistët e Kupës së Shqipërisë, Bylisin dhe Laçin.
Milan, Berlusconi: Allegri do kalojë te Roma
Massimiliano Allegri drejt Romës? Ai që ndez zërat e merkatos, këtë herë, është jo më pak se vet presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i cili i pyetur në dalje të Pallatit të Kongreseve në Romë, - në përfundim të darkës elektorale me kryebashkiakun Alemanno, - nga një gazetar i një uebsajti roman, ka lëshuar një batutë mbi të ardhmen e trajnerit të tij.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.