07:00 "WAKE-UP"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Programi i PS për minierat
06/07/2012

Partia Socialiste ka prezanuar në Prrenjas programin e saj politik për çështjen e minierave. Takimi është zhvilluar në ambient të hapur, përpara ish-depove të produktit që grumbulloheshin nga minierat e kësaj zone, dhe që sot janë jashte funksionit.

Deputeti Taulant Balla u shpreh se në themel të programit politik për minerat është statusi i minatorit dhe menaxhimi i minierave në mënyrë transparente. Ai ka akuzuar Kryeministrin duke thënë se minierat shfrytëzohen nga të afërmit e tij dhe se minatorët jetojnë në varfëri të plotë, ndonëse jetojnë mbi pasuri nëntokësore.

"Përrenjasi, Rrajca, Qukësi kanë në hapësirën e tyre në siperfaqen e tyre disa miniera shumë të rëndësishme. Nuk e di se kush janë ata që administrojnë sot minierat e këtij rrethi. Sot pjesa më e madhe e minierave janë kthyer në mjet pasurimi për individë të caktuar që nuk e dinë kush janë. Një minierë thonë që e administron vajza e Sali Berishës dhe sic thotë populli: 'Ku ka zë, nuk është pa gjë'. Një minierë tjetër administrohet nga një shërbëtor tjetër i Sali Berishës", tha Balla.

Sekretari i Programit Politik, Ilir Beqja tha se Shqipëria është një vend i pasur me minerale, por keqmenaxhmi i tyre ka bërë që shumë minatorë të jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Minatorët kanë kërkuar një zgjidhej reale për statusin e tyre, pasi jetojnë në kishte të vështira ekonomike. Ata thonë që janë majft të diskriminuar nga qeveria dhe neglizhenca e saj në  zgjidhjen e disa kërkesa me jetike për ata.  / Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
“Në selinë mavi nuk ka lider”
Nga Lezha, ku synon të marrë 5, nga 4 mandate që ka aktualisht, dhe ku kandidon edhe ish-socialisti Xhovalin Kadeli, kryeministri Sali Berisha e komentoi atmosferën e mitingjeve elektorale të Partisë Demokratike, me entuziazmin e vitit ’92.
Berisha takon shefen e ODIHR
Një javë pas vendosjes në Shqipëri të misionit të ODIHR-it, i cili do të vëzhgoje dhe do të raportojë për standardin e zgjedhjeve të 23 qershorit, shefja e misionit te ODIHR-it, Cony McCormak u takua me kryeministrin Sali Berisha.
Rama: Të sigurt në fitore
Pas mbylljes së Konventës kombëtare për programin e Partisë Socialiste, Edi Rama i është rikthyer bashkëbisedimit me qytetarët e Tiranës, duke u dhënë atyre sigurinë e fitores më 23 qershor, pavarësisht asaj që e quan përpjekje të qeverisë për vjedhjen e votës.
FRD prezanton kandidatët në Fier
Nga Fieri ku prezantoi 16 kandidatët për deputetë të Frymës së Re Demokratike, kryetari i kësaj force politike, Bamir Topi, akuzoi kryeministrin Berisha se po shfrytëzon administratën shtetërore për të mbushur sheshet e mitingjeve.
KQZ ndryshon shortin e listës
Pasi është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletën e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka ndryshuar atë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.