Depresioni dyshohet të jetë bërë shkak për një ngjarje tragjike qe ndodhi në orët e pasdites së sotme në një fshat të rrethit të Beratit ku viktimë mbeti një 32 vjeçare, nënë e dy fëmijëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në fshatin Lapardha 2, të komunës Otllak në rrethin e Beratit.
Sokol Gjata, 40 vjeç, dyshohet se qëlloi ndaj bashkëshortes së tij, Alma Gjata, me mjete të forta duke i marrë asaj jetën.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se çifti Gjata ndodhej në serën e tyre rreth një kilometër larg banesës.
gjet e pajetë. 40 vjeçari mësohet se e ka qëlluar bashkëshorten e tij me mjete të forta, ndërsa pas ngjarjes është larguar vetëm disa metra nga vendi i krimit duke pritur mbërritjen e uniformave të policisë.
Policia e Beratit e ndaloi autorin e dyshuar, ndërsa mësohet se ai ka pranuar krimin, por nuk ka rrëfyer asgjë duke shfaqur hapur shenja të rënda të depresionit. / Top Channel
Londër, vrasja e shqiptarit
Tre persona janë arrestuar nga policia britanike, se kanë ndihmuar të dyshuarit për vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, në jug të Anglisë, disa ditë më parë.
Rrëfimi i gjyshes së Nazimes Drita Visha, gjyshja e Nazime Vishës, rasti i të cilës ka premisa të kthehet në një kazus në jurisprudencë, kërkoi në emisionin “Top-Show”, te drejtuar nga gazetari Alban Budushi, qe dy familjet Visha dhe Muça të ballafaqohen me njëra-tjetrën.
Atentat në Kukës Pak pas mesnate është qëlluar me armë zjarri duke u plagosur rëndë
shtetasi Bujar Shehu, 29 vjeç drejtor i Bordit të Kullimit në Kukës.
Tiranë, përplasje në njësinë nr. 2 Një kontroll i një grupi auditi të Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë është bërë shkak për një konflikt disaorësh.