09:32 Top Show Magazine R
11:27 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Lotaria Kombëtare, reagon Konfindustria
01/07/2012 19:40

Lotaria Kombëtare, reagon Konfindustria
Ndërprerjen e procedurave dhe marrjen drejtpërdrejtë nën administrimin e qeverisë të Llotarisë Kombëtare  kërkoi sot Konfindustria nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Organizata e njohur e biznesit thotë se "të gjithë shembujt që vijnë nga vendet më të zhvilluara të botës, tregojnë se në rastin e aktiviteteve të ngjashme, institucionet publike kryejnë administrimin e tyre.

Konfindustria shprehte se "Lotaria Kombëtare për vetë natyrën dhe qëllimin e saj, nuk duhet lejuar të kthehet në një biznes të mirëfilltë, por duhet përdorur si një mjet për të zbutur sadopak nevojat e shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare të prekur ndjeshëm
Llotaria Kombetare
nga kriza ekonomike. Pikërisht administrimi i drejtpërdrejt nga ana e shtetit i Lotarisë Kombëtare është mënyra e vetme për të arritur qëllimin e mësipërm dhe per moskthimin e saj në një biznes të mirëfilltë".

Konfindustria thotë se "është e papranueshme, që të ardhurat e siguruara nga biznesi i lojrave të fatit në emër të shtetit sikurse Lotaria Kombëtare, që nuk sjell asnjë zhvillim ekonomik për vendin dhe nuk prodhon as të mira materiale dhe as shërbime të mirëfillta për qytetarët, por thjesht sigurojnë fitime në thelb spekulative, të lejohen të dalin jashtë arkës publike, qoftë edhe pjesërisht".

"Aq më shumë, shkruhet në deklaratë, është e papranueshme nëse këto të ardhura do të dalin jashtë vendit sikurse do të ndodhe nëse operatori, që do të menaxhojë Lotarinë Kombëtare do të jetë i huaj".
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Rama: 77-80 deputetë objektiv real
23 maji, një muaj fiks nga zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, solli edhe hapjen zyrtare të një fushate, të një “count-down” që në fakt ka kohë që ka nisur në Shqipëri.
PS çel fushatën në Tiranë
Entuziazëm dhe ovacione për fitore nga qytetarët e Qarkut të Tiranës që kishin tejmbushur Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, emocion prej kandidatëve që premtuan angazhim në shërbim të tyre dhe një vlerësim nga kryesocialisti, Edi Rama si super-skuadra e Rilindjes.
Berisha: Amnisti që nga 2011
Bashkë me miratimin e tre ligjeve të hënën në Kuvend, Kryeministri Sali Berisha, po nga takimi elektoral në Kukës tha se do t'i kërkojë opozitës miratimin e një tjetër nisme të Qeverisë.
Berisha: Të hënën votojmë 3 ligjet
Kryeministri Berisha kërkoi nga Kukësi mbledhjen e Kuvendit ditën e hënë, në mënyrë që të votohen të tre ligjet e integrimit. Deklarata e Berishes erdhi pas apelit të përsëritur të liderit të LSI-së, Ilir Meta, për votimin e një pakete kompromisi për të tre ligjet.
Meta: Maxhoranca po cënon integritetin e KQZ-së
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se duhet konsensus për çështjen e tre vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.