Një autobus me 50 turistë malazezë i linjës Nikshiq-Selanik është përfshirë në një aksident të rrezikshëm mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Hani i Hotit, vetëm 6 kilometra pa hyrë në Shkodër, në vendin e quajtur Shtoj i Ri.
Fatmirësisht të gjithë turistët kanë shpëtuar pa marrë dëmtime, ndërsa kanë mbetur të plagosur shoferi i autobuzit me targa malazeze dhe drejtuesi i furgonit me targa të Shkodrës.
Autobuzi me turistë që lëvizte për në drejtim të Shkodrës është përplasur me një tjetër furgon transporti mallrash. Aksidenti ka qenë i fuqishëm dhe autobusi me turistë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, ndërsa furgoni ka bërë disa rrotullime horizontale.
Turistët janë transportuar me një tjetër autobus drejt Selanikut, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit ku dyshohet se furgoni me targa të Shkodrës të ketë humbur kontrollin si pasojë e mungesës së sinjalistikës pasi rruga në fjalë prej më shumë se dy vitesh është në ndërtim dhe ende nuk ka përfunduar. / Top Channel
Tiranë, adoleshenti humb jetën në pishina Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.
Terrorizmi, rrezik mesatar për Shqipërinë
Kompania e sigurimeve “Aon” dhe ndërmarrja për këshillime “The Risk Advisory Group” kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston në to.
Vrasja në Valias, policia: Autor, i biri Polica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të
premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte
vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur.
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha gjatë konferencës për shtyp në Korçë se si mund të rrealizohet kjo.