19:30 Lajmet e Moti
20:06 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Holanda, dorëhiqet Bert Van Marvijk
28/06/2012 00:54

Holanda, dorëhiqet Bert Van Marvijk
Trajneri i Holandës, Bert Van Marvijk ka dhënë dorëheqjen nga përfaqësuesja e këtij vendi pas një paraqitje mjaft të dobët të ekipit të tij në Euro 2012.

Holanda u mund në të tri ndeshjet që zhvilloi në Euro 2012, që konsiderohet dhe rezultati më i keq në historinë e tyre edhe pse bënin pjesë në grupin B të etiketuar si “grupi i vdekjes”.

Trajneri 60-vjeçar refuzoi t’i përgjigjet pyetjes mbi të ardhmen e tij javën që shkoi, por tani dorëheqja e tij është konfirmuar nga Federata holandeze e Futbollit.   

Van Marvijk udhëhoqi Holandën në finalen e Kupës së Botës 2010 në të cilën “tulipanët” u mundën nga Spanja në kohën shtesë.

“Kam disa dyshime, por gjithsesi vendosa ta bëj këtë hap”, tha Van Marvijk në një komunikatë, teksa kontrata e tij duhej të skadonte në vitin 2016.

Kreu i Federatës holandeze të Futbollit Bert Van Oostveen falënderoi Van Marvijk për bashkëpunimin në këto vite.

Holanda nën drejtimin e Van Marvijk fitoi 9 nga 10 takimet kualifikuese në Euro 2012, duke arritur edhe në vendin e parë ne renditjen e FIFA-s në muajin gusht të vitit 2011.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga futbolli
Urdhëri i fundit i Sir Alex
Me barazimin 5-5 ndaj West Brom Sir Alex Ferguson i dha fund më shumë se çerek shekullit të tij në krye të Manchester United, për të marrë tashmë një tjetër post më komod mes drejtuesve të “Djajve të kuq”.
Borussia, Hummels do të jetë në finale
Dëmtimi i Mats Hummels nuk është aq i rëndë sa u duk fillimisht dhe qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund do të jetë me shumë mundësi i pranishëm në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve ndaj Bayern Munchen.
Champions, italiani Rizzoli për finalen gjermane
Italiani Nicola Rizzoli është zgjedhur nga UEFA për të arbitruar finalen e madhe të Ligës së Kampioneve mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, ndeshje që do të luhet në Uembli të Londrës.
Napoli interesohet për Benitez
Napoli kërkon që Rafa Benitez të jetë trajneri që do të zëvendësojë Mazzarrin, i cili bëri të ditur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Romës se do të largohet nga klubi italian pas eksperiencës 4-vjeçare.
Tifozët e Fiorentinës, pritë Milanit
U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur një përleshje fizike mes tifozëve të Fiorentinës dhe lojtarëve të Milanit.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.