Po të mos ishte për Kodrat e Liqenit, shumë nga tiranasit nuk do t’i kushtoheshin sportit, sepse në rrugët gjithë pluhur të kryeqytetit është thuajse e pamundur të bësh ecje apo vrap.
Parku i liqenit artificial është gjithashtu i përshtatshëm dhe për të gjithë ata që nuk kanë kohë apo nuk preferojnë të merren me palestër.
E ftuar e emisionit të “Pasdites”, në një material të realizuar në natyrë, ishte instruktorja e fitnesit, Moza Mevlani, që demonstroi se si mund të shfrytëzohet liqeni në favor të fitnesit.
Ushtrimi nisi me një ecje të lehtë, për të kaluar në vrap, në terrenin e natyrës dhe jo në pistën e asfaltit. “Toka është një tapet i butë që na ruan mirë ato muskujt të këmbëve dhe ato 72 mijë nerva që ndodhen në shputën e këmbës, që cilat nuk i godasim. Kështu nuk trondisim as veshkat apo ndonjë pjesë tjetër të trupit”, tha instruktorja.
Vrapi apo ecja në një terren të larmishëm ka avantazhe të pakrahasueshme, siç shpjegoi edhe zonja Mevlani. “Ne kemi fatin që mund të vijmë dhe të bëjmë një stërvitje të thjeshtë në liqen, pram und të ngopemi me këtë ajër të freskët me oksigjen dhe në këtë terren që ka variacion shumë të mirë përsa i përket pjesës së drejtë, dishezës apo malores, muskujt tanë punojnë në një mënyrë më të plotë, ndërsa tonifikojmë ato pjesë që janë vithe, kofshë, pulpat. Në malore djersitja është më e madhe dhe shkarkohen më shumë kalori, ndërsa stretching është më i mirë për vetë faktin e ajrit të pastër që mund të përthithim”.
Parku i liqenit është në gjendje që të ofrojë edhe mundësi të shkëlqyer për ushtrime joge, ku frymëmarrja luan një rol vendimtar apo edhe për të kryer abdominale, ku hapësirat për këtë janë të shumta. “Ky vend është një minipalestër natyrale e mbushur me oksigjen, prandaj efektet pozitive janë të shtuara”, deklaroi specialistja e fitnessit.
Mevlani i transmetoi gjithashtu disa këshilla të rëndësishme vajzave dhe grave që duan të vijnë për të bërë ushtrime fizike tek liqeni. “Është e rëndësishme që ushtrimi të mos jetë sporadik, atëherë kur janë afër këtyre ambienteve, por të krijohet një lloj disipline, duke pasur një rregullsi në këto ushtrime. Shtimi i personave që kryejnë vrapime dhe ushtrime të tjera në dy muajt e fundit përpara plazhit nuk është e dobishme, pasi është një periudhë e shkurtër për të dhënë rezultate të dukshme”. / Top Channel
Rreziku nga mbetjet spitalore Dhjetëra ton mbetje spitalore hidhen çdo muaj, jo vetëm pranë koshave të
mbetjeve në zonat urbane, por edhe në rrugë apo pranë zonave
bregdetare, duke rrezikuar shëndetin e qindra qytetarëve dhe duke
shkelur ligjet.
Paniku nga “Sarsi i ri”
Koronavirusi apo siç njihet ndryshe "Sarsi i ri" ka alarmuar të gjithë
botën për shkak të përhapjes së shpejtë dhe vdekshmërisë.
Nënë në moshën 56-vjeçare, rekord në Shqipëri Ditën e hënë, më datë 13 maj, një nënë shqiptare ka lindur fëmijën e saj
të parë në moshën 56-vjeçare. Pas disa tentativash për të pasur një
fëmijë, gruaja nga Fushë-Kruja dhe bashkëshorti i saj kanë arritur të
kenë trashëgimtare një vajzë, e cila peshon 2.8 kilogramë.
Valvulat e zemrës, diagnostikimi në kohë i sëmundjeve Zemra, ose siç njihet ndryshe pompa e trupit të njeriut, është një organ muskulor, i cili realizon pompimin e gjakut në enët e gjakut. Në mënyrë që zemra të funksionojë normalisht duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak.
“Harrojeni tenderin me para”
Ministri i Shëndetësise Halim Kosova i ka bërë të qartë dhe në mënyrë të
prerë distributorëve farmaceutike, se nuk do të mund të përdorin më
rrugë korruptive, për të fituar tenderat e ilaçeve apo për të penguar
kompanitë konkurruese në treg.
Lajmet kryesore
Kriza e KQZ-së, Arvizu në PS
"Qëndrimet e palëve janë ende larg gjetjes së një zgjidhjeje".Berisha: Opozita po pengon procesin