Bajerni i Mynihut bën goditjen e parë të merkatos verore. Skuadra bavareze vendos të përforcohet në sulm duke siguruar shërbimet e sulmuesit kroat Mandzukiç.
Vendimtare në bindjen e Bajernit për të blerë Mandzukiç nga Volfsburgu ishte paraqitja e tij në Euro2012 në Poloni e Ukrainë.
“Ne jemi të lumtur që mundëm të siguronim shërbimet e njërit prej sulmuesve më të mirë të Bundesligës”, thuhet në deklaratën e bavarezëve.
Kroati shtatlartë që mbylli një sezon të shkëlqyer me Volfsburgun dhe shkëlqeu në kampionatin europian, pavarësisht eleminimit të skuadrës së tij që në fazën në grupe, nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me rekordmenët gjermanë me opsionin e zgjatjes me një vit.
Mandzukiç, 26 vjeç do të përfitojë 3.5 milion euro në sezon, ndërkohë që Bajerni do të derdhë në arkat e Volfsburgut 13 milion euro. / Top Channel
Shkëmbim Cassano-Belfodil Interi dhe Parma kanë rënë dakort për shkëmbimin që do të transferonte Antonio Cassano-n në Parma dhe Belfodilin tek Interi.
Capello trajner i PSG-së? Me largimin e Carlo Ancelotti-t, thuajse të sigurtë drejt Realit të Madridit, në stolin e PSG-së do të ulet një tjetër trajner italian.
U-21, Spanja fiton Europianin
Dominimi i Spanjës në futboll duket se do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera. Nëse brezi aktual i futbollistëve iberikë ka fituar gjithçka në vitet e fundit, e ardhmja është e sigurtë pasi kombëtarja U-21 spanjolle fitoi Kampionatin Europian të zhvilluar në Izrael me një lehtësi të jashtëzakonshme duke treguar se stili i lojës i njohur si “tiqui-taca” ka vazhdimësi edhe në ekipet e moshave.
Konfederatat, Nigeria fundos Tahitin Një goditje efikase me kokë e Jonathan Tehau i dha shpresë Tahitit për një ëndërr në Kupën e Konfederatave. Por goli nuk mjaftoi përballë luanëve të Nigerisë, që reaguan me një valë golash.
Maradona fiton gjyqin në Kinë Diego Armando Maradona ka fituar gjyqin kundër dy kompanive kineze me bazë në Shangai, të akuzuara për përdorim të paautorizuar të imazhit të tij.