07:00 "WAKE-UP"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Koncensionet minerare
22/06/2012 23:30

Njësia Task Forcë ka pushuar hetimet për një nga cështjet e denoncuara nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili drejtoi gishtin e akuzës ndaj ministrit Genc Ruli, për kryerje të veprimeve në kundërshtim me ligjin në menaxhimin e koncensioneve të dhëna nga shteti për vendburimet e kromit. 

Prokurorët Gentian Osmani dhe Ols Dado shprehën në vendimin e pushimit të procedimit penal regjistruar në vitin 2010 për veprën penale, shpërdorim detyre, por pa emra konkretë të dyshuarish,  se mungesa e një elementi të qënësishëm, sic është ardhja e pasojës për shtetin, të con në përfundimin se fakti i ndodhur, nuk parashikohet nga ligji material si fuqi penale.  

Dy prokurorë pasi kanëe kryer veprime intensive hetimore qëe nga marrja e dokumentave nga METE, Drejtoria e
Ekonomia
Përgjithshme e Doganave qëndra kombëtare e rregjistrimit kanë dalë në përfundimin se dy marrëveshjet e nënshkruara nga ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe palës koncensionare DARFO, nuk kanë sjellë ndonjë pasojë financiare në dëm të shtetit shqiptar.

Më tej thuhet se veprimtaria administrative  e finalizuar me nënshkrimin e marrëveshjeve që sic duket thonë prokurorët ka qenë në tejkalim të tagrave ligjore ka sjellë një ndryshim në thelb të kushteve koncensionare. Por

Këto ndryshime kanë konsistuar në ndryshimin e grafikut të punimeve dhe planit të investimit, të cilat në procedurë normale duhet të ndiqnin rrugën e miratimit parlamentar, sikurse parashikohet në marrëveshjet koncensionare bazë të vitit 2000 dhe 2001.  

Prokurorët kujtojnë në dosjen e pushimit të hetimeve se marrëveshja mes ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli kishte si objekt trajtimin e penaliteteve të shoqërisëe Albanian Chrome të vendosura për mos investim në kohë në koncensionet e përfituara nga shteti për shfyrtezimin e vendburimeve të kromit.

Sic duket nga brendia e marrëveshjes vijojnë prokuroreë nuk rezulton që penalitetet të jenë falur në favor të shoqërisë koncensionare, ish-ministri Ruli i gjendur përpara një situate të krijuar para marrjes së detyrës dhe të akumuluar përgjatë viteve në objektet koncensionare ka nënshkruar marrëveshjen në fjalë duke patur si objekt pikërisht rikuperimin e shumave të penaliteteve të paderdhura në llogari të METE-s deri në atë moment.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga ekonomia
Shqipëria fton Maqedoninë
Në forumin e Biznesit dhe Investimeve Shqipëri-Maqedoni, Qeveria shqiptare ka kërkuar rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Ndërtimi ka thelluar krizën
Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave dhe Banka e Shqipërisë tregojnë se ndërtimi është sektori që ka thelluar më shumë krizën në ekonominë shqiptare.
Ekspertët: BSH të ulë normën e interesit
Ekspertët mendojnë se Banka e Shqipërisë duhet të jetë më agresive në uljen e interesave duke ndjekur shembullin e bankave qendrore në Europë dhe SHBA.
Bonot, tjetër minimum historik
Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9%.
Interesat e bonove në minimum historik
Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave Qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9 për qind.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.