04:58 "Pasdite ne TCH"
06:22 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Artiola Toska: Hyj tek këngëtarët e paguar
22/06/2012

Artiola Toska: Hyj tek këngëtarët e paguar
Artiola Toska mund të duket si një vajzë e vogël për shkak të trupit imcak, por pas kaq vitesh karrierë ajo është një zonjë dhe mbi të gjitha një produkt i shtrenjtë në muzikën tonë popullore.

“Unë hyj tek këngëtaret e paguara, por nuk mund të them se ku renditem sepse nuk e di sa marrin kolegët. I kam bërë hyzmetin kësaj pune dhe më vjen mirë që kam fitime dhe kam ende oferta”, tregon këngëtarja tiranase.

Artiola jeton me bashkëshortin në një shtëpi tiranase të vjetër të ruajtur me fanatizëm. Kombinimi është i çuditshëm: një model i një shtëpie të vjetër me një kopsht të shtrenjtë të sapokultivuar. Një makinë luksoze, një oborr i madh, por një godinë e vogël banimi.

Interesante në shtëpinë e Artiolës është funksioni i verandës: dhomë ndenjeje e oborr në të njëjtën kohë.

 “Në pranverë dhe verë rri më tepër në verandë e për këtë arsye e kam përshtatur paksa. Ndërsa në dimër përdor soxhornon brenda”, tregon Artiola.

Prej vitesh është konstante në punën e saj dhe nuk ka pse të ketë zili askënd: “Ngarkesa e koncerteve vazhdon me të njëjtin ritëm prej 15 vitesh.”

Në lidhje me “padukshmërinë” e saj në media, Artiola sqaron: “Jam paksa tip i tërhequr me mediat dhe mendoj se kur nuk kam asgjë të re për të thënë në lidhje me punën nuk kam pse të dal në gazeta. Në mediat rozë mund të dal kur të më lërë zanati.”


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga muzika
Suksesi i grupit “2Pigeons”
Vazhdon turneu i “2Pigeons”, grupit muzikor të përbërë nga Chiara Castello dhe Kole Laca. Muzikanti shqiptar, i larguar nga atdheu në moshën 20-vjeçare dhe instrumentistja dhe këngëtarja italo-amerikane po bëhën të njohur për publikun dhe kritikën.
Bon Jovi: Justin Bieber është idiot
Jon Bon Jovi ka paralajmëruar Justin Bieber-in duke thënë që të tregojë më shumë respekt ndaj fansave të tij.
The Doors, ndahet nga jeta Manzarek, një nga themeluesit
Ray Manzarek, muzikant që i binte instrumentave tastierë (organo) dhe një nga themeluesit e grupit rock të viteve 1960, The Doors, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
“Momenti më i keq si prind”
Si një nga veteranët e muzikës rock, Jon Bon Jovi ka parë e provuar nga të gjitha gjatë karrierës, por kurrë nuk e ka ndjerë veten më të dobët sesa kur mori vesh për mbidozën e heroinës që kaloi vajza e tij e vetme.
Madonna, me mbathje në Billboard Music Awards
Madonna refuzon të pranojë se nuk është më një vajzë e re. Këngëtarja 54-vjeçare u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore Billboard me një veshje shumë provokuese.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.