09:32 Top Show R
11:27 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Ngërçi i reformës zgjedhore
22/06/2012 20:00

Ngërçi i reformës zgjedhore
Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka humbur asnjë ditë kohë dhe është mbledhur menjëherë, sapo mori mandatin e ri nga Parlamenti, i dyti brenda shtatë muajsh.  Por dita e parë e punës, pas zgjatjes së mandatit, nuk ka shkuar aspak mirë. Rezultati ka qenë zero, pasi palët nuk janë marrë vesh për metodën e punës së Komisionit.

E ndërsa puna në Komision ka ngecur ende pa filluar mirë, ndërkombëtarët vazhdojnë të kërkojnë përmbylljen e reformave, duke vënë edhe afate pas afteve e duke ushtruar presion ndaj klasës politike.

Në studion e lajmeve në Top Channel ishte perfaqesuesi demokrat i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi.

Zoti Bylykbashi tha se ka një pritshmëri dhe kërkesë nga ndërkombëtarët, por ajo që është më e rëndësishme, sic deklaroi ai, është se reformat janë
Reforma Zgjedhore
në vetë interesin e shqiptarëve, sidomos ajo zgjedhore që lidhet direkt për zgjedhësit.

Zoti Bylykbashi hodhi poshtë pretendimin e Partisë Socialiste se nuk ka komente për numërimin elektronik nga ODIHR.

“Komentet e ODIHR janë bërë që në muajin maj të njëjta me ato të shkruara për pjesën e identifikimit të zgjedhësve dhe gjatë takimeve që patëm me ekspertët e ODIHR ata thanë se të njëjtat rekomandime për pjesën e identifikimit elektronik vlejnë edhe për numërimin elektronik. Për rrjedhojë pretendimi i PS se nuk kishte komente ishte një justifikim për të bllokuar punën e komisioni në mandatin e rizgjatur”, deklaroi përfaqësuesi demokrat në Komision.

Reforma zgjedhore është shndërruar në një lojë akuzash. Opozita shprehet se ekspertët i kanë marrë detyrat dhe se pretendimi i mazhorancës nuk qendron, ndërsa PD thotë se PS po kërkon bllokimin e procesit. Por cila është e vërteta në këtë mes?

Për zotin Bylykbashi, PS po bllokon punën e Komisionit. Ai tha se në momentin kur sekretaria përgatiti vendimin e autorizuar nga ekspertët, përfaqësuesit e PS-së e refuzuan atë dhe u larguan. PS, tha Bylykbashi, po bllokon punën, duke kërkuar me njërën dorë e duke mohuar me tjerën.

Puna e Komisionit asistohet nga rekomandimet e ODIHR. Amendamentet e hartuara nga ky Komision u paraqiten edhe ndërkombëtarëve të cilët japin opinionin e tyre me shkrim. Por në rastin e numërimit elektronik ky opinion nuk ka mbërritur.

“Ne në praktikën tonë e kemi të detyruar që të përgatisim amendatmente për dhe për opinion i dërgojmë gjithmonë tek ODIHR. Për cdo paketë që kemi miratuar kemi marrë komente. Ne jemi në pritje të komentit me shkrim për paketën e numërimit elektronik”, tha zoti Bylykbashi.

Ndërsa sa i kërkon përbërjes së KQZ-së, përfaqësuesi i PD-së foli për qendrimin e mazhorancës duke deklaruar se nuk ka rekomandim për ndryshimin e përbërjes së KQZ-së por ka një sugjerim në formulën e këtij institucioni për të garantuar paanëshmëri nëpërmjet një konsensusi më të gjërë. “Aktualisht, shtoi Bylykbashi, formula që kemi sot në KQZ është një propozim i PS-së në vitin 2008 dhe ka konsensusin më të gjërë të mundshëm.

Mandati i zgjatur i Komisioni të Reformës Zgjedhore përfundon më datë 10 korrik, që për përfaqësuesin demokrat është koha e nevojshme për të përfunduar reformën nëse PS, sipas tij, nuk e bllokon atë. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Konventa kombëtare e LRI
Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi Konventën kombëtare, një aktivitet ku u prezantuan kandidatët për deputetë nga radhët e këtij forumi. I pranishëm ishte edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
24 maj, fushata hyn në legalitet
Pavarësisht intensitetit të lartë të aktiviteteve politike prej më shumë se një muaji, zyrtarisht fushata elektorale nis në datën 24 maj.
Rama: Votojmë “paketën” e Metës
Në një intervistë për Top-Channel, kryetari i PS Edi Rama shprehu mbështetjen e tij për paketën e propozuar nga Ilir Meta, që lidhet me miratimin e dy ligjeve dhe rregullores së Kuvendit.
Bregu: PS-LSI, pazare me 3 ligjet
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu akuzoi PS-në dhe LSI-në se po bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve në lidhje me miratimin e 3 ligjeve që duhen për marrjen e statusit.
Berisha i përgjigjet Ramës
Sali Berisha dhe Edi Rama nuk duket se do të dalin në një debat televiziv, por nga njëri qytet në tjetrin, ata nuk kanë kursyer replikat dhe batutat mes tyre.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.