Meda është djali nga Prishtina që prej vitesh mbizotëron në skenën e muzikës popullore dhe sërish nuk ndalon së punuari e prodhuari.
“Së shpejti do prezantoj një projekt të veçantë për fansat e mi. Kam punuar shumë dhe të shohim si do pritet”, thekson Meda për ‘Pasdite në Top Channel’.
Gjithashtu prej kohësh ai është lakuar si një nga këngëtarët absolutisht më të paguar në tregun shqiptar të muzikës live, rrjedhimisht si një nga artistët më të pasur shqiptarë.
Skena, hotele, udhëtime e para’, por në fund secili nga ne dorëzohet në shtëpi. Meda, edhe pse modest, nuk ka një shtëpi të shëmtuar. Por, këmbëngul: “Shtëpia ime është e zakonshme, është si të tjerat. Nuk ka asgjë të veçantë aty.”
Meda mbase nuk di si ta arredojë një shtëpi, por e di shumë mirë se çfarë i pëlqen: “Më pëlqejnë shumë oxhaqet dhe në shëpi kam dy.”
Meda jeton së bashku me prindërit e tij.
“Unë më shumë e kaloj kohën në hotele. Edhe kur jam në shtëpi më duket vetja si në hotel. Megjithatë kur rri në banesën time është kënaqësi më e madhe”, shprehet Meda.
Shpesh të paragjykuar, duket se këngëtarët e muzikës popullore janë më të vetëdijshmit për produktin e tyre dhe tregut të cilit i drejtohen. Meda e di se çfarë duan shqipfolësit.
“Me muzikën popullore kam punuar deri më sot dhe kam dalë shumë mirë. Gjithmonë kam fituar mirë nga profesioni im sepse njerëzit më kanë pranuar”, thekson këngëtari.
“Unë nuk kam kohë të qëndroj 2-3 javë në festivale për një këngë sepse nuk mund t’i lë angazhimet e mia”, deklaron Meda.
Nishani nderon Al Banon Këngëtari dhe autori i njohur italian Al Bano Carrisi u nderua me
Urdhërin 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu', titulli më i lartë i nderit i
dhënë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Rita fiton “The Voice Kids”
Rita, vajza 12-vjeçare nga Kosova u shpall fituese e spektaklit "The
Voice Kids", që të premten në mbrëmje solli shumë emocion në natën
finale në ekranin e Top Channel.
Finalja e “The Voice Kids”
Gara mes konkurrentëve të vegjel në “The Voice Kids” do të kulmojë mbrëmjen e së premtes me finalen e madhe të këtij konkursi muzikor.
Elhaida Dani kalon në finalen e "The Voice of Italy"
Këngëtarja shqiptare, që po konkurron në edicionin e The Voice of Italy, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke siguruar pjesëmarrjen në natën finale të këtij spektakli.
Suksesi i grupit “2Pigeons”
Vazhdon turneu i “2Pigeons”, grupit muzikor të përbërë nga Chiara Castello dhe Kole Laca. Muzikanti shqiptar, i larguar nga atdheu në moshën 20-vjeçare dhe instrumentistja dhe këngëtarja italo-amerikane po bëhën të njohur për publikun dhe kritikën.