Spiropali: Debatet, shprehje e demokracisë së brendshme 22/06/2012
Kryetarja e Forumit Rinor Eurosocialist, Elisa Spiropali, një ditë pas
debateve në Asamblenë e Përgjithshme të FRESSH-it dhe braktisjes së
mbledhjes prej saj, me pretendimin e manipulimit të listave të
anëtarëve, doli të premten para mediave dhe deklaroi se FRESSH është një
organizate që ka demokraci, pjesë e të cilës ishin edhe këto debate.
"Jam shumë e keqardhur për deformimin që i është bërë dashakeqësisht në një sërë mediash, një cështjeje të brendshme organizative të FRESSH. Më vjen keq për këdo kundërshtar që ka kujtuar se ka gjetur arsye për të hedhur baltë mbi FRESSH-in dhe Partinë Socialiste, por arsye të tilla nuk ekzistojnë. Pas një pune të jashtëzakonshme dhe një fushate të shkëlqyer, që është bërë nga FRESSH-i, për një model të ri gare dhe një model që ofroi në sytë e të gjithë shqiptarëve një shembull të ri, na u desh të zgjidhnim një problem organizativ, që tashmë e kemi zgjidhur. Askush s'ka pse çuditet nga debatet tona të brendshme dhe as pse të vrapojë dhe të nxjerrë lajme të shtrembëruara, nga media dashakeqe për ne për qëllime politike, për një çështje që nuk ka asnjë interes publik. FRESSH është sigurisht një organizëm i gjallë ku kanë vërshuar të rinj dhe të reja nga të gjitha anët e Shqipërisë, që kanë të gjithë hapësirën e nevojshme për të qenë dakord ose jo me një gjë ose më një tjetër", tha Spiropali. / Top Channel
Berisha: Të hënën votojmë 3 ligjet
Kryeministri Sali Berisha kërkoi nga Kukësi mbledhjen e Kuvendit ditën e
hënë në mënyrë që të votohen të tre ligjet e integrimit.
Meta: Maxhoranca po cënon integritetin e KQZ-së
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se duhet
konsensus për çështjen e tre vendeve vakante në Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve.
Nishani: Monitorim transparent të fushatës Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në një takim me drejtues të
medias, kërkoi monitorim transparent të fushatës elektorale në Shqipëri
që zyrtarisht nis ditën e premte.
Topi: KQZ të plotësohet sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të plotësuar sa më parë me qëllim mbrojtjen e votës së qytetarëve.
Konventa kombëtare e LRI
Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi Konventën kombëtare, një aktivitet ku u prezantuan kandidatët për deputetë nga radhët e këtij forumi. I pranishëm ishte edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.