Kryeministri grek Samaras është shtruar në spital për shkak të një problemi me sytë.
Sipas njoftimeve nga spitali, kryeministri i ri grek ka një problem me retinën e syrit, ndaj të shtunën do t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Burime qeveritare thane se situata shendetesore e kryeministrit nuk konsiderohet e rrezikshme.Demtimi ne sy ishte verifikuar qe prej nje muaji,por programi i ngjeshur i fushates zgjedhore dhe zhvillimet politike ne vend, nuk e lejuan te kryeje nderhyrjen kirurgjikale.Mesohet se kryeministri ka bere dhe ndryshimet e nevojshme te programit te tij per fillimjaven e ardhshme.
Vetëm disa orë pasi u bë i njohur lajmi se kryeministri Samaras do i nënshtrohet një trajtimi në syrin e tij të djathtë për problem të retinës, mësohet se edhe ministri grek i financave është shtruar urgjent në spitalin privat Hygeia.
Vasilis Rapanos ka shfaqur temperaturë të lartë ndërsa ndodhej në zyrën e tij. Sipas burimeve spitalore ai ndiqet taktikisht nga personeli dhe po i bëhen analiza të ndryshme pasi ka shfaqur edhe dhimbje barku.
Në mediat greke qarkulluan edhe zëra se ka pasur një episod ku ka humbur ndjenjat, por ky lajm nuk konfirmohet.