01:00 Lajme e Moti
01:25 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
I riu nën shinat e trenit
21/06/2012 17:30

I riu nën shinat e trenit
Për disa njerëz, rutina e jetës së përditshme është aq e vështirë për t’u përballuar, sa që zgjedhin të përfshihen në sfida të pabesueshme.

Një i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi të rivalozonte një tren mallrash në lëvizje, duke u shtrirë midis shinave, ndërsa treni afrohej.

I xhiruar në video nga një miku i tij, i riu rreth 20-25 vjeç qëndroi për rreth dy minuta i shtrirë ndërsa treni kalonte, përpara se të largohej prej shinave pa pritur që vagonat të mbaronin, ndërsa ai ishte ende në lëvizje.

Në një moment, i riu i përfshirë në këtë sfidë të pabesueshme thërret: “Më duket se do të vdes”. Konstatimi mbështetet edhe prej mikut të tij, por në fund, ai arrin t’i mbijetojë këtij veprimi të çmendur.









/ Top Channel



Facebook




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.