Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj KFOR 19/06/2012
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me granatë dore ndaj KFOR-it, që ndodhi të martën në mëngjes në vendkalimin kufitar në Bërnjak, si pasojë e të cilit u lëndua një ushtar i KFOR-it.
Ky sulm i radhës mbi forcat paqëruajtëse të KFOR-it, thuhet në deklaratën e qeverisë, që bëhet nga strukturat kriminale në veriun e Kosovës, është i dënueshëm nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i jep mbështetje të plotë KFOR-it në përmbushjen e misionit të vet për sigurimin e lëvizjes së lirë edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës.
Edhe njëherë, Qeveria e Republikës së Kosovës fton gjithë qytetarët
serbë të Kosovës që të jenë pjesë e institucioneve demokratike kushtetuese të Republikës, vijohet më tej, si dhe të bashkëpunojnë me KFOR-in.
Qeveria i uron shërim sa më të shpejtë ushtarit të lënduar në këtë sulm, duke kërkuar që incidentet si ky të zbardhen menjëherë, mbyllet deklarata e qeverisë së Kosovës. / Top Channel
Serbët e veriut: S’ndryshojmë qëndrim Serbët e veriut të Kosovës kanë kundërshtuar sërish marrëveshjen e
Brukselit të arritur ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica
Daçiç.
Hoxhaj: Daçiç, ide antievropiane
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka cilësuar
krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane idetë
e kryeministrit serb Ivicia Daçiç, për shkëmbime territoresh në
Ballkan.
Thaçi-Westerwelle, optimistë për planin
Pas marrëveshjes vjen zbatimi. Këtë mesazh e ka dhënë të hënën në Prishtinë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle. Strukturat paralele serbe të sigurisë që veprojnë në veriun e Kosovës duhet të shpërbëhen, ka thënë kryediplomati gjerman në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Debati për pasuritë e Kosovës
Çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe ndonjë shteti tjetër, e cila ka të bëjë me pasuritë e Kosovës, shkel dhe cënon rëndë shtetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Jahjaga takon Thacin para vizitës në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti të hënën në
një takim përpara nisjes për në Bruksel, Kryeministrin e Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi.
Lajmet kryesore
Kriza e KQZ-së, Arvizu në PS
"Qëndrimet e palëve janë ende larg gjetjes së një zgjidhjeje".Berisha: Opozita po pengon procesin