04:56 "Pasdite ne TCH"
06:08 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Përurohet linja e re 220 KW
18/06/2012

Me një investim prej rreth 18 milionë euro, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka finalizuar projektin e rikonstruksionit të linjës së tensionit të lartë 220 kilovolt Tiranë-Elbasan-Fier.

Për kryeministrin Sali Berisha, i cili mori pjesë në inaugurim, kjo linjë nuk ka vetëm rëndësinë e saj strategjike për furnizimin me energji elektrike të pjesës më të madhe të Shqipërisë. Per kryeministrin Berisha, zhvillimi i sektorit energjetik ne prodhim dhe transmetim eshte perparesia kryesore ne projektin e qeverise se tij "Shqiperia vend i zhvilluar".

“Ndërtimi dhe rindërtimi i një infrastrukture energjetike përben kushtin më themelor, për mbështetjen, vitalizmin, zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe zhvillimin në tërësi. Këto investime  janë jetike për faktin se çdo muaj një burim i ri energjetik lidhet me rrjetin e transmetimit të energjisë.Në një hark të shkurtër janë ndërtuar në vend dhe rindërtuar 46 hidrocentrale, 100 të tjera janë në ndërtim e sipër qindra të tjera presin për të filluar punimet apo për t'u ndërtuar. Vetëm me këto që kanë filluar ndërtimin, prodhimi i energjisë në Shqipëri mbi dyfishohet krahasuar me prodhimin e deri tanishëm”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha e cilesoi si verberi dhe zili poliitke kritikat qe vijne nga opozita per menyren sesi qeveria po zhvillon sektorin energjitik dhe sesi po menaxhon koncensionet e hidrocentraleve, qe per kryeministrin Berisha ato jane vetem nje histori suksesi per vendin.

“Ne e bëjmë këtë dhe do ta bëjmë sepse duam që ujërat tona të mos derdhen të fjetur në detërat e liqenet e vendit, por të shndërrohen në vlera në energji për qytetarët.  Ne e bëjmë këtë, sepse duam që ne dhe fëmijët tanë, të kenë energjinë me koston më të ulët të mundshme dhe faktikisht energjia nga burimet e rinovueshme ka dhe do të ketë koston më të ulët në vitet dhe dekadat që vijnë”, tha Berisha.  

Gjate dy viteve te fundit ne nenstacione dhe linja transmetimi jane investuar rreth 240 milione euro, ndersa qe nga 2005-a, keto investime, sipas kryeministrit Berisha, llogariten ne mbi gjysem miliard euro, duke zene vendin e dyte pas investimeve qe qeveria ka kryer ne infrastrukturen rrugore dhe qe ne nje te ardhme jo te larget kryeministri Berisha parashikon se investimet ne energji do te jene investimet me kryesore.


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga ekonomia
Banka Botërore: Thellohet kriza e borxhit
Banka Botërore deklaroi se zhvillimet e fundit në financat publike e kanë bërë më të vështirë uljen e domosdoshme të borxhit publik.
TAP, vendimi më 28 qershor
Ditët e fundit të qershorit do të jenë të mbushura me ngjarje që do të kenë ndikim përcaktues në të ardhmen e Shqipërisë. E gjithë vëmendja e opinionit është përqëndruar në datën 23 qershor, kur shqiptarët do të vendosin për qeverinë e tyre në katër vitet e ardhshme.
Financat futen në krizë?!
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë së muaji maji ishte katastrofik për financat e shtetit. Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat nga taksat ranë me 30 për qind krahasuar me majin e vitit 2012.
Zbehen shpresat për ekonominë
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë e dobët edhe në tre vitet e ardhshme, duke shuar shpresat për një rigjallërim të shpejtë të ekonomisë.
Hetim ish-drejtuesve të QSUT-së
Pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokuroria ka nisur hetimet për tre ish-zyrtare ne Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.