15:00 Lajme e Moti
15:34 "Select"
Programi i plote
PUBLICITET
Euro 2012, Robben: Kishim probleme brenda grupit
18/06/2012 12:05

Euro 2012, Robben: Kishim probleme brenda grupit
Arjen Robben dhe Wesley Snejder ngushëllojnë njëri-tjetrin
Arjen Robben, ylli i kombëtares hollandeze, shprehu zhgënjimin e tij pas eliminimit të “Portokallinjve” nga EURO 2012 pasi kanë humbur 3 ndeshjet e “Grupit të Ferrit”.

“Kemi humbur të tre sfidat (Danimarkë, Gjermani dhe Portugali) dhe kjo është e vështirë për tu pranuar, por është realiteti. Është e vështirë të shpjegosh arsyet e këtij dështimi”, theksoi mesfushori hollandez pas ndeshjes së humbur 2-1 ndaj Portugalisë.

“Ndaj Portugalisë e nisëm mirë, por më pas nuk luajtëm siç duhet dhe humbëm”, theksoi Robben.

Më pas, lojtari i Bayern Munchen pranoi se brenda stafit të kombëtares ka pasur probleme: “Kishte disa gjëra që nuk na ndihmuan të kishim atmosferën e duhur, por nuk do ia themi mediave.”

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga futbolli
Champions, sonte përballja Bayern-Borussia
Kanë mbetur pak orë deri nga finalja e Ligës së Kampioneve. Një gjë është e sigurtë që në Uembli një skuadër gjermane mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund do të shpallet mbreti i Europës në futboll.
Inter zyrtarizon Mazzarri-n
Pak orë pas dhënies së lajmit për shkarkimin zyrtar të Andrea Stramaccioni-t, skuadra e Interit njoftoi arritjen e marrëveshjes me ish-drejtuesin e Napolit, Valter Mazzarri.
Interi shkarkon Stramaccioni-n
Ashtu sic pritej, Andrea Stramaccioni nuk është më trajner i Interit. Pikërisht në ditën kur klubi zikaltër publikoi planin parapërgatitor për sezonin e ardhshëm, mbërrin lajmi zyrtar i shkarkimit të trajnerit.
Ribery: Mezi e pres fitoren në Champions
Frank Ribery shpreson që ky të jetë viti kur ai më në fund do të fitojë Ligën e Kampioneve pas dy finaleve të humbura me Bayern Munchen (ndaj Inter dhe Chelsea).
Londra përgatitet për gjermanët
Në Londër jetojnë rreth 40 mijë gjermanë të cilët të shtunën, së bashku me 80 mijë të tjerë që do të vijnë nga Gjermania, do të shijojnë finalen e madhe të Ligës së Kampioneve që do të luhet në Uembli mes dy skuadrave më të mira të Bundesligës: Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.