Derdhet nafta në Fier, pranga dy personave
18/06/2012
Dy persona u arrestuan ne oren 19.00 ne komunen Zharrës të Fierit si
autorë të derdhjes në tokë të mbi 1 mijë ton nafte bruto në depozitat e
naftes të kompanise Bankers Petroleum.
Ata jane Kastriot Beluli 45 vjec dhe Gentjan Asllani, 38 vjec. Sipas njoftimit te drejtorise se policise se fierit, ata akuzohen per veprat penale te Shkaterrimit te prones me mjete te tjera dhe Organizimit dhe pjesmarrjeas ne grumbullime te pa ligjshme.
Dje rreth ores 04.00, ne fshatin Zharrez dhe konkretisht ne vendin e quajtur Depot e Firmes “Bankers” ne fshatin Zharrez, ne vatren e pusit 5007 ne bashkpunim me njeri tjetrin, kane hapur depot e naftes, ku kane derdhur nje sasi te konsiderueshme nafte bruto, si dhe kane bllokuar rrugen nacinale Fier-Rroskovec.
Policia njofton se 11 persona te tjere te ketij fshati po ndiqen penalisht ne gjendje te lire per vepren penale te “Organizimit dhe pjesemarrjes ne grumbullime te pa ligjshme”. Materialet do t'i kalojne Prokurorise Rrethit Gjyqesor Fier per veprime te metejshme.
Pas tre lekundjesh termeti ne oret e para te mengjesit te djeshem, banoret e fshatit Zharres ne menyre te organizuar sulmuan depozitat e naftes te kompanise kanadeze. Ata mendojne se lekundjet e tokes shkaktohen nga kompania ndersa Instituti i Gjeofizikes ka regjistruar termete me epiqender ne Roskovec dhe Dukas, dhjetra kilometra nen toke. / Top Channel
Magjistratura kundër KLD Ndryshe nga çfarë u diskutua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë
të Drejtësisë për lehtësimin e kritereve për ata që dëshirojnë të
garojnë si magjistratët e rinj për gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm,
drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës Marjana Semini mban qëndrim të
kundërt.
Mungesa e të drejtave të njeriut Organizata “Amnesty International” publikoi raportin për gjendjen e të
drejtave të njeriut në botë, nga janari deri në dhjetor të 2012.
Durrës, moti i keq pengon lëvizjet në port
Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq që ka shkaktuar vonesa
dhe vështirësi në ankorimin e trageteve, si dhe ulje të temperaturave.
Topalli: Subvencion bujqësisë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një takim me banorë dhe
fermerë të fshatrave Vukatanë dhe Kuc të Shkodrës, ku dëgjoi sugjerimet e
tyre, si dhe ndau projektet e ardhshme të Partisë Demokratike.