QSUT, shtohen fëmijët që u drejtohen urgjencës 18/06/2012
Luhatjet e temperaturave kanë ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e
fëmijëve të cilët shfaqin dita-ditës probleme për shkak të virozave të
stinës.
Numri i lartë i pacientëve që i drejtohen urgjencës së QSUT-së tregon situatën alarmante të krijuar për shkak të përhapjes në masë të virozave të stinës, të cilat janë të pranishme çdo vit në këtë periudhë. Temperaturë e lartë, dhimbje fyti, dhimbje barku, vështirësi në frymëmarrje janë disa prej simptomave që prindërit evidentojnë tek fëmijët e tyre.
Mjekët e shërbimit u bëjnë thirrje prindërve të tregojnë kujdes të veçantë për ta kapur sëmundjen në fazat e para, me qëllim eliminimin e temperaturës së lartë. Ata u kërkojnë prindërve t’i drejtohen menjëherë mjekut të familjes për t’i dhënë mjekimin e nevojshëm, ndërsa në rastet kur shenjat e sëmundjes janë më të rënda, t’i drejtohen urgjencës së QSUT-së.
Sigurimet e punës së emigrantëve
Madrid Maliqati, një ish-emigrant në Itali, sot 69 vjeç, ka nisur të
protestojë i vetëm përpara dyerve të ambasadës italiane në Tiranë, duke
kërkuar kontributet e derdhura gjatë kohës që ka punuar në Bolzano të
Italisë.
Institucionet shkelin ligjin Institucionet shteterore kane shkelur te paret ligjin per punesimin e personave me aftesi te kufizuara. Ligji nr. 7995 per nxitjen e punesimit ka te percaktuar ne nenin 15 te tij se per çdo 24 persona te punesuar, nje duhet t’i perkase personave me aftesi te kufizuara.