Ruud Gullit, e lë gruaja për një më të ri
17/06/2012 17:32
Gruaja e legjendës së futbollit Ruud Gullit e ka lënë këtë të fundit për një burrë më të ri, sepse sipas saj arsyeja është tendenca gjithmonë e më në rritje e tradhëtive të holandezit.
Estelle, 33 vjeç, zbuloi “Sky Sports”, se iku e zemëruar dhe konfuze, pasi i kërkoi Gullitit se dëshironte divorcin.
Estelle ka rënë në dashuri me një maroken, Kampionin e Botës në Kickboks, Badr Hari, i cili aktualisht është 28 vjeç, pra 21 vjet më i ri se Ruud.
Në një intervistë për gazetën holandeze “De Telegraaf”, ajo fajësoi pabesitë e burrit të saj për fundin e martesës 12-vjeçare.
Estelle, i cila është mbesa e legjendës tjetër holandeze të futbollit, Johan Cruyff, tha: "Ka diçka që Ruud duhet ta dijë. Badr nuk më ka vjedhur mua nga Ruud, por ishte Ruud që më largoi".
"Ruud është i zemëruar dhe i hutuar”, zbuloi më tej ajo. "Ai nuk mund ta besojë se çfarë po ndodh. Ai ishte me të vërtetë i zemëruar kur i thashë se unë isha duke e lënë”.
“Rudd nuk është një njeri i keq por ka një zakon të keq, nevojën për tradhëti. Ai e ka bërë këtë gjithmonë gjatë martesës sonë dhe ai e di shumë mirë që unë i di të gjitha pavarësisht se i ka mohuar gjatë gjithë kohës. Besimi në të filloi të venitej vit pas viti dhe në fund nuk i besoja atij aspak”, tha Estelle.
Ruud Gullit ish-lojtar i suksesshëm i Milanit, Sampdorias dhe Celsit, si dhe trajner i Celsit, Njukastëll dhe Terek Groznit, ka 12 vjet i martuar me Estelle dhe ka dy fëmijë me të, Joelle dhe Maxim.
Nga ana e tij Gullit i tha medias hoalndeze se po divorvcohet për shkak të disa zhvillimeve të fundit në martesën e tij.
Irina Shayk “çmend” Kanën Irina Shayk tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u paraqit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë për premierën e filmit ‘All Is Lost’.
Carmen Electra shijon Dubain Carmen Electra ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe duke kaluar disa ditë pushimi.
Robert-Kristen ndahen sërish Robert Pattinson është bërë mjeshtër i paktimit të rrobave. Aktori britanik është zhvendosur sërish nga “foleza e dashurisë” që ndante me Kristen Stewart, pasi zbulimit se ajo ruante kontaktet me regjisorin Ruper Sanders, me të cilin e tradhëtoi verën e kaluar.
Shtatzënë dhe krenare Ka pranuar se e ka pasur të vështirë të mësohet me format e reja që i ka dhënë trupit të saj shtatzënia, por më në fund Kim Kardashian duket se është e qetë me pamjen e saj të re.
“Victoria” zbulon “sekretet” e saj!
Pas vitesh të tëra pozimi në perfeksion, në foto të ndryshme për gjigantët e të brendshmeve të femrave, “Victoria’s Secret”, duket disi ironike, fakti që Miranda Kerr zbulon aksidentalisht gjoksin e saj, kur ishte duke bërë foto për një markë “make-up”-i.