Brukseli po ndjek me shumë vemendjen zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, si një sfidë vendimtare per euron dhe të gjithë BE-në.
Bankat qëndrore të shumë vendeve janë në gatishmëri. Planet e emergjencës, ekzistenca e të cilëve u mohua javët e fundit, janë vendosur mbi shume tryeza. "Uoll Strit Xhornëll", gazeta përtej Atlantikut shkruan: "Bota po përgatitet për sprovën e euros".
Nëse Greqia braktis monedhën e përbashket dhe rikthen dhrahminë, asgjë nuk do të jetë si më parë. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi do të presë rezultatet në kontakt të vazhdueshëm me Zhan Klod Junker, presidentin
Pas mbylljes se kutive te votimit, pritet nga Meksika, ku është mbledhur G20-ta, deklarata e përbashket e presidentit te BE-së, Herman Van Rompuj dhe atij të Komisionit Europian, Zhose Manuel Barroso.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim propozoi: t’i jepet edhe një mundësi tjetër Greqisë për të rinegociuar afatet e planit të shpëtimit prej 130 miliardë euro, nëse vendi do të mbetet në eurozonë.
Nga Gjermania, kancelarja gjermane Angela Merkel u është drejtuar me tonë të forta votuesve greke.
"Ja përse është shumë e rëndësishme që zgjedhjet greke, të cojnë në një rezultat sipas te cilit, ata që do të formojnë qeverinë të thonë: Po do t'u qendrojme besnikë marrëveshjeve. Është pikërisht kjo menyra, sipas të cilës Europa do të ece perpara", tha Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Ashtu sic parashikohej, zgjedhësit grekë e cilësuan këtë si një ndërhyrje në punët e brendshme. Presidenti i Eurogrupit, Zhan Klod Junker, në një intervistë për të përditshmen austriake Kurier, deklaroi se "dalja e Greqisë nga euro do të sjellë pasoja shkatërruese për eurozonën.
“Nëse e majta radikale do të fitojë”, tha ai, pasojat do të jenë të paparashikuara".
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombetar (FMN), Kristin Lagard propozoi krijimin e "Thesarit europian" një Ministri të përbashkët të Financave.
Shqetësimi i përgjithshëm ka vënë përballë udhëheqësit europianë. Megjithëse në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, Merkel iu referua Holond, kur foli për mungesë besimi mes udhëheqësve të Eurozonës. Vecanërisht kur foli për vonesën e Francës, për të pranuar konceptimin e një "unioni bankar" nën vezhgimin e përforcuar të Brukselit.