Një 25-vjeçar nga Elbasani ka gjetur vdekjen aksidentalisht në orët e para të mëngjesit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë lagjes “Emin Matraxhiu”, ku Indrit Qosja ka rënë nga lartësia e një pallati në të cilin punonte.
Burime nga policia bëjnë me dije se i riu gjeti vdekjen e menjëhershme. Mësohet se Qosja kishte qenë punëtori i parë që kishte mbërritur në punë, e për pasojë ngjarja nuk ka dëshmitarë për të sqaruar rrethanat në të cilën 25-vjeçari humbi jetën.
Në vendin e ngjarjes shkuan uniformat blu dhe grupi hetimor, të cilët nisën punën për zbardhjen e ngjarjes, që paraprakisht dyshohet të ketë qenë aksidentale.
Gjithashtu, po hetohet nëse i riu i kishte të gjitha kushtet e sigurisë në punë nga firma kotraktuese. Ky nuk është rasti i vetëm ku puntorët në sektorin e ndërtimit humbin jetën duke rënë nga lartësi të konsiderueshme. / Top Channel
Durrës, vritet në punë 25-vjeçari Një 25-vjeçar nga Shijaku ka gjetur vdekjen teksa po punonte për llogari të firmës së kontraktuar për ndërtimin e portit të peshkimit në Durrës.
Vritet në aksident 20-vjeçari Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen
e tre të tjerëve ka ndodhur paraditen e së mërkurës në segmentin rrugor
Maminas-Gjiri i Lalëzit.
Arrestohen vrasësit e shqiptarëve Karabinierët e Milanos kanë arrestuar dy vëllezër, Mattia dhe Maurizio Archinito, të akuzuar për vrasjen e dy shtetasve shqiptarë.
Atentat kreut të komunës Postribë
Një shpërthim i fuqishëm tronditi banesën e kryetarit të komunës Postribë, në orët e para të mëngjesit të së dielës.