Një studim për rolin e partive politike në Shqipëri tregon deformimin e
demokracisë si pasojë partive fantazmë, qe figurojne vetem te
regjistruara në gjykatë.
Studiuesja e çështjeve politike Alba Çela, me mbështetjen e fondacionit SOROS, prezantoi rezultatet e një studimi 6-mujor me titull "Partitë politike dhe deformimi demokracisë", ku është analizuar aktiviteti i 120 partive politike shqiptare.
Që një parti poltike të regjistrohet në gjykatë i duhen 500 firma. Por studimi zonjës Çela tregon se në momentin kur zhvillohen zgjedhje këto parti nuk marrin as numrin e votave të atyre, që kanë firmosur për legalizimin e partisë.
"Në zgjedhjet parlamentare të 2009, kemi numra nën numrin 500, i bie që këta persona, anëtarët e partisë nuk kanë votuar për partinë. Edhe në zgjedhjet e 2011 kemi patur parti më shumë pak vota nën pragun e numrit 500", tha Çela.
Deputeti Taulant Balla është shprehur për nevojën e ndryshimit të ligjit për partitë politike.
"Na ka rënë rasti të dëgjojmë edhe kryetarë partish që bëjnë oferta për të shitur partitë. Problematika e këtyre partive është shumë e madhe. Ka ardhur momenti që rekomandimet që sjell zonja Çela, eksperiencat shumë të mira të vendeve të tjera, ku eksperienca e Maqedonisë për një raportim cdo katër vjet është një reflektim shumë i mirë, të shërbejë si pikënisje për të riparë ligjin për partitë politike në Shqipëri", tha Balla.
Një situatë e ngjashme me Shqipërinë përsa i përket partive fankazëm ka edhe në Maqedoni, por Doktor Misho Dokmanovic tha se njëherë në 4 vjet autoritetet maqedonase kontrollojnë vërtetimet e firmosura nga themeluesit e partive. Adnand Ahmeti duke paraqitur studimin për partitë politike në Kosovë, u shpreh se numri i tyre është 55, ku shumë prej tyre për të mbijetuar kryejnë aleanca nga më të cuditshme, duke shkelur hapur programet.
Rama: Rilindje jo vetëm për socialistët
Partia Socialiste prezantoi kandidatët e saj për Qarkun e Tiranës në qytetin e Rrogozhinës. Në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama ftoi të gjithë votuesit që pa u verbuar nga ngjyrat partiake të votojnë, sic tha ai, për dhënien fund të papunësisë, rrënimit dhe varfërisë.
Berisha: Rama gënjen për rrugët Partia Demokratike mbajti në Pallatin e Kongreseve në Tiranë konventën e saj ku shpalosi programin e saj me të cilin kërkon një mandat të tretë qeverisës.
Meta: Rotacioni është zgjidhje Zgjedhjet e 23 qershorit me një gjysmë Komision Qendror të Zgjedhjeve e
lënë sërish Shqipërinë të renditur tek vendet e tranzicionit dhe me
demokraci të cënuar, deklaroi Ilir Meta, për të cilin rotacioni është
zgjidhja.
Blushi: Presion me notën Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Elbasan Ben Blushi u ka
kërkuar studentëve të univeristetit 'Aleksander Xhuvani' të denoncojnë
presionin që u bëhet kundrejt notës për marrjen pjesë në mitingje.
Berisha: Do të ndërtojmë çdo kilometër rrugë
Kryeministri Sali Berisha thotë se nuk do të heqë dorë as mandatin e
ardhshëm nga prioriteti i ndërtimit të infrastrukturës së vendit deri në
përfundimin total të saj.