Ndotje në Porto Romano dhe shëtitoren “Taulantia†16/06/2012
Nga Gjiri i Lalëzit në veri deri te Përroi i Agait në Jug, bregdeti i
Adriatikut që ndodhet nën juridiksionin e rrethit të Durrësit ka një
numër të kufizuar banjosh publike që shtojnë ndjeshëm riskun për ndotje
dhe infeksione. E njëjtë situata eshte edhe në Golem e Malin e Robit.
Ndonëse aktualisht përqëndrimi mikrobial i ujit të detit rezulton në parametra normalë në shumicën e plazheve, afrimi i pikut të sezonit e bën kritike situatën në këto kushte. Drejtues të shëndetësisë në Durrës deklarojnë se plazhet e ndotura janë ato të Porto Romanos dhe shëtitores "Taulantia“ të cilat nuk duhet të frekuentohen nga pushuesit.Ndërkaq Gjiri i Lalzit, Juba, Rrushkulli, Sektori Rinia ofrojnë plazhet më të pastra.
Kreu i shëndetësisë apelon për marrjen e masave nga pushteti vendor
dhe operatorët turistikë për të vënë në funksionim banjo publike gjatë periudhës më të frekuentuar të sezonit nga pushuesit, ndërkohë që raporton se plazhi i Currilave, një nga plazhet më problematikë përsa i përket ndotjes detare, me ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve ka dalë nga lista e zezë.
Analizat dhe kontrollet për ndotjen detare pritet të intesifikohen edhe më shumë në vazhdim në bashkëpunim dhe me struktura të tjera shtetërore për të mundësuar një sezon sa më të mbarë dhe larg problemeve për pushuesit.
Huffington Post: Amfiteatri i Durrësit në rrezik
Gazeta prestigjoze amerikane “Huffington Post”, në një artikull të saj i kushtoi vëmendje 14 objekteve kulturore dhe historike në rrezik zhdukjeje në Europë.
Kushte të rënda në paraburgime
Instituti Europian i Tiranës në bashkëpunim me institucionin e Avokatit
të Popullit kanë sjellë në vëmendjen e autoriteteve situatën e vështirë
në ambientet e paraburgimit gjatë vitit 2012.
Itali, kapen vrasësit e shqiptarit Karabinierët në Itali kanë arrestuar dy persona nga ish-Jugosllavia të
akuzuar se ishin pjesë e një grupi që 13 dhjetorin 2012 rrahën për
vdekje një shtetas shqiptar.
Përgjysmohet taksa e makinave
Dita e hënë, 20 maj, shënoi ditën e parë të zbatimit të ligjit “Për
taksat kombëtare”, tashmë të ndryshuara, në disa nene të tij. Sipas
variantit të ri, taksa vjetore e mjeteve të transportit vlen 50 për qind
më pak.
Një vit nga tragjedia e Himarës
Një vit nga tragjedia e Himarës në familjen e Aurora Molles, vajzes nga
fshati Verdove, e cila humbi jetën në atë aksident tragjik drama vijon
të jetë e rëndë.
Lajmet kryesore
Kriza e KQZ-së, Arvizu në PS
"Qëndrimet e palëve janë ende larg gjetjes së një zgjidhjeje".Berisha: Opozita po pengon procesin